Nëse doni një gatim të shpejtë, pasi nuk keni kohë apo keni ardhur të lodhur nga puna, provoni supën me hithra.
Për të përgatitur një recetë të tillë na nevojitet:
15 ml vaj ulliri, disa gjethe hithre, 1 qepë karotë, 1 patate, 1 presh, 1 litër koncentrat perimesh,50 gramë gjalpë dhe kripë.
Për përgatitjen e kësaj recete në fillim në një tigan të madh shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare. Shtojmë qepën, karotën, preshin dhe pataten të prera në copa dhe i lëmë në zjarr për dhjetë minuta, derisa perimet të zbuten. Hedhim lëngun me koncentrat.
I lëmë të ziejnë 10-15 minuta, më pas shtojmë gjethet e hithrës dhe i lëmë edhe një minutë. Në fund, hedhim vaj ulliri dhe kripë për të rregulluar shijen.