Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi mbrëmjen e kësaj të enjte për arrestimin e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë. Berisha tha se Beqaj u arrestua pse vodhi 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse vodhi 300 milionë euro nga shqiptarët
“Sot në një akt ndër më cinikët që mund të ekzistojë, në një akt dëshmie flagrante të kontrollit të plotë dhe total të Skrapit të partisë nga Edi Rama, në një akt të verbër dhe poshtërimi për shqiptarët, Damani i partisë, Zamani i partisë lëshoi urdhër-arresti për Ilir Beqën sepse ai ka vjedhur dhe shpërdoruar, ka blerë makinë, ka paguar dreka dhe darka te restoranti i vet me fondet e BE, në total 125 mijë euro.