Të mërkurën mbrëma, Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person për spiunazh.
Aksioni u zhvillua në regjionin e Mitrovicës, pas një procesi disamujor të hetimeve të kryesuara nga Agjencia Kosovës për Inteligjencë dhe policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria kundër Terrorizmit.
Mësohet se i arrestuar është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.
Po ashtu bëhet me dije se përveç kësaj, ai ishte i kërkuar për një sulm të kryer në veri, ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.
Serbi është personi i tretë i ndaluar brenda pak kohësh nga autoritetet e Kosovës, si i dyshuar për spiunazh.