Dyshohet se një burrë dhe një grua janë përleshur mes vete, derisa ishin në gjendje të dehur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë dhe nga policia po trajtohet si dhunë në familje.
E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.
“Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.