Gjatë ditëve të fundit, miliona udhëtime në Europë janë anuluar. Udhëtarët janë hasur me vonesa me orë të gjata dhe me fluturime të anuluara. Kjo është një situatë që ka nisur të ndërlikohet prej disa vitesh, por javën e fundit pati vonesa të rritura , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Shkaktarët kryesorë sipas burimeve, janë moti i keq, mungesa e stafit dhe planifikimi i gabuar i linjave ajrore.
Gjysma e fluturimeve të anuluara në mbarë botën gjatë fundjavës ishin në Evropë. Vetëm më 28 qershor, rreth 600 fluturime u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan.
Në aeroportet angleze dhe spanjolle, nisjet u vonuan me më shumë se tri orë. Edhe më 1 korrik, rreth 70% e avionëve u nisën vonë në Amsterdam, Frankfurt, Paris , Londër, Madrid dhe Barcelonë.