Familja Nuri, e njohur për lidhjen e ndaj me futbollin e mbi të gjitha me investimin e fuqishëm në sport sidomos te Tirana, ka bërë një gjest së fundmi që e ka shtuar më tej atmosferën pozitive e festive sportive në prag të ndeshjes së 7 qershorit ndaj Norvegjisë. Nordikët do të zbresin më 6 qershor në kryeqytetin tonë dhe vijnë të motivuar që të ndryshojnë atë që ngjau në Oslo më 22 qershor, kështu që ndeshja e 7 qershorit në “Qemal Stafa” pritet të jetë shumë e fortë, e nxehtë dhe natyrisht e hapur. Por n ë mbështetje të ekipit tonë janë tifozët, që cilësohen edhe si arma vendimtare e Kombëtares Kuqezi në këtë takim. Për t’i dhënë ngjyra sa më ndezëse atmosferës në stadium, Familja Nuri ofron dhuratë 10 mijë flamuj kuqezinj për tifozët që do të zbresin në “Qemal Stafa”. Flamujt do të shpërndahen në hyrje të stadiumit, pikërisht në atë moment kur policia kontrollon biletat. Duke shpërndarë 10 mijë flamuj të vegjël kuqezi, Nuri, po jep një kontribut real për të rritur motivimin e tifoz ëve në mbështetje të ekipit kombëtar si dhe për të motivuar vetë skuadrën që të japë maksimumin për një fitore të madhe. Padyshim ë kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve në tërësi, pasi një tjetër fitore e Kombëtares tonë e nxjerr jashtë loje Norvegjinë dhe e fut Shqipërinë në garë reale për kualifikim, të paktën për vendin e dytë në grup. Në të kundërt, gjithçka koklavitet, pasi dihet ë përfaqësuesja jonë i luan tri nga katër ndeshjet e mbetura në fushë të huaj, pra në transfertë dhe është shumë e vështirë të marrësh rezultatin e dëshiruar në fusha të tilla të vështira. Ky është momenti i madh që Kombëtarja duhet ta vlerësojë si duhet këtë ndeshje dhe këto eliminatore. Pa pikë dyshimi që dhënia dhuratë e flamujve për të rritur atmosferën dhe entuziazmin në “emal Stafa”, i bën nder familjes Nuri. Kujtojmë se Lutfi Nuri, është dhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhënia e flamujve do të bëhet e organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me grupimin e famshëm “Tifozat Kuq e Zi”.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë