Shtatë objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar përmes projektit “EU4Culture”. Kjo bëhet me dije nga Delegacioni i BE-së në vendin tonë, që shprehet se për të rehabilituar objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 u krijua dhe ky program. “Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki, duke përfshirë objekte të shumta të trashëgimisë kulturore. Për të ndihmuar Shqipërinë të rehabilitojë këto objekte, BE-ja nisi projektin “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Ky projekt ka si qëllim rehabilitimin dhe rivitalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që u dëmtuan nga tërmeti. 7 nga 19 objekte të trashëgimisë kulturore janë përfunduar”, thuhet në faqen e Delegacionit të BE-së, që është publikuar dhe në faqen e programit “EU4Culture”. Ndër objektet që janë restauruar përmes këtij programi përmendim Kullën Veneciane në Durrës, mozaiku “Shqipëria” në Muzeun Historik Kombëtar, etj. Projekti “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. “EU4Culture” përfaqëson një ndër programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga Bashkimi Evropian, me një buxhet total prej 40 milionë euro. Sipas “EU4Culture” ekipi i inxhinierëve dhe ekspertëve të dk shqiptare, duke përfshirë Muzetë Etnografikë të Krujës dhe Kavajës, Kalanë e veçante të Bashtovës, muzeun Arkeologjik dhe Hamamin në Durrës, Teatrin Kombëtar të Kukullave, Kishën e Shën Mërisë në Mamurras e të tjera. “EU4Culture” vijon se së shpejti, këto monumente do të jenë të hapura për publikun.