
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

9293 vizitorë në muajin maj në Muzeun Historik Kombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Qershor 2023

Muzeu Historik Kombëtar në muajin që lamë pas pati 9293 vizitorë. Kjo bëhet me dije nga vetë institucioni që shprehet se është një numër më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. “Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në 1 muaj. Për muajin maj 2023 me 9,293 vizitorë në total. 77 për qind më shumë vizitorë në total në krahasim me muajin maj të vitit 2022 me: 5,245 vizitorë në total”, thuhet nga MHK. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai synon, gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin. Ai organizon dhe mundëson, gjithashtu aktivitetet, që përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2; ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në faqen e MHK thuhet se në mjediset e muzeut janë rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. “Muzeu Historik Kombëtar ka disa pavijone: Lashtësia, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 janë objekte liturgjike kishtare); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte, etj”, shkruhet për institucionin. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar ka punuar një grup pune, i përbërë nga specialistët më të mirë të muzeologjisë, arkeologjisë, historisë, etnografisë, artit pamor dhe restaurimit.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
