BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Kultura

Abaz Hado: Vepra e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium” në ekspozitën “In motion-Art &Football” krahas Pikasos dhe Dalisë

Abaz Hado: Vepra e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në

Vepra “Kur nuk shkojnë në stadium” e realizuar në vitin 1986 nga piktori Guri Madhi bëhet pjesë e ekspozitës “In motion- Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.  Me rastin e Kampionatit Europian të Futbollit që do të startojë në Gjermani, organizatorët e këtij eventi kanë parashikuar dhe ngjarje të tjera kulturore dhe sportive që do të shoqërojnë kompeticionin e lojës. Një prej tyre është dhe ekspozita digjitale “In motion- Art & Football”, ku janë ekspozuar 175 vepra arti me temë futbollin të 100 autorëve të njohur botërorë, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra “Kur nuk shkojnë në stadium” (Watching Football Game) e piktorit të njohur shqiptar. Vepra e Guri Madhit u ekspozua krahas Picassos, Salvador Dalisë, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Bansky, Alexander Deyneka, etj. Dr. Abaz Hado, piktor i mirënjohur e studiues, ku pjesë e rëndësishme e studimeve të tij mbi artin është dhe vepra e Guri Madhit thotë se nga kuratorët u përzgjodh kjo vepër si përfaqësuese e Shqipërisë. “Guri Madhi është një piktor që ka lënë gjurmë të thella në artin shqiptar, i cili me punët e tij sidomos të viteve 1980-‘86 është në ato fazat përmbyllëse të krijimtarisë moderne në një situatë të vështirë, ku dhe kjo vepër që u ekspozua në “In motion- Art & Football” si tematikë është shumë interesante. Ajo jep jetën shqiptare të asaj kohe dhe sigurisht e lidhur dhe me këtë në kontekstin historik dhe në kontekstin e aktualitetit u pa që nga kuratorët kjo vepër të ishte përfaqësuese e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëm krahas artistëve më të mëdhenj si Pikaso, Salvador Dalisë, etj. Një vlerësim shumë i madh aktualisht që ndodh për artistin dhe një lajm shumë i mirë për artin shqiptar”, shprehet dr. Hado. Shqipëria përfaqësohet në këtë ekspozitë nga Guri Madhi “Piktor i Popullit” që ishte një nga piktorët më të mëdhenj shqiptarë. Por dr. Abaz Hado thotë se organizatorët e kësaj ekspozite në Dortmund e kanë cilësuar të rëndësishme veprën më parë në një ekspozitë në Pera Museum të Stambollit. “Muzeu që do ta organizonte ekspozitë tani e përzgjodhi si një vepër që jo vetëm kishte lidhje me futbollin, por dhe si një vepër edhe moderne ashtu siç ishte dhe përqasja e gjithë ekspozitës, e cila nga pikturat do të krijonin nëpërmjet inteligjencës artificiale instalacione të ndryshme që janë vërtetë aktuale. Ekspozita ishte vërtetë një gjë e jashtëzakonshme”, thotë dr. Abaz Hado.

Hapja e ekspozitës

Ceremonia e hapjes së ekspozitës “In motion- Art & Football” u bë më 27 maj në Dortmund. I pranishëm në hapje të saj ishte dhe Pandi Madhi i biri i piktorit Guri Madhi. Në orën 18:30 filloi ceremonia e hapjes së ekspozitës në sallën me mbi 600 veta, midis të cilëve disa ministra të qeverisë gjermane, me në krye ministren e Kulturës së Gjermanisë, shumë deputetë, drejtues të Federatës Gjermane të Futbollit, etj. Përshëndeti drejtori i muzeut dr. Manuel Neukirchner, i cili përshkroi etapat e punës për realizimin e ekspozitës.  “4 vjet më parë ishin hedhur hapat e parë. Fillimisht ishin përzgjedhur 500 vepra me temë futbollin, prej të cilave u seleksionuan 175 vepra të 100 autorëve. Këto vepra ishin ndarë te 16 kapituj”, tha dr. Neukichner. Ai përmendi disa emra artistësh pjesëmarrës në ekspozitë Picasson, Dali, Rene Magrite, Joan Miro dhe shtoi: " ...Guri Madhi që fatkeqësisht në vitin 1988 ka vdekur, por që sot është i përfaqësuar nga i biri i tij". Në vijim përshëndetën kuratorët dhe historianë arti, si dhe drejtues të Federatës Gjermane të Futbollit. Një show tërheqës, që vijoi me intalacionin digjital "In motion - Art & Football". Një spektakël i vërtetë, por do jenë me fat ata që do ta shohin. Zgjati 50 minuta, plot dramacitet, profesionalizëm, intensitet, plot energji pozitive, punë të palodhur dhe rezultat konkret që duartrokitjet e të pranishmëve vazhduan minuta të tëra. Ekspozita do të jetë për publikun  deri më 6 janar 2025. Muzeu i Futbollit Gjerman ndodhet në qendër të qytetit të Dortmundit, në një ndërtesë të madhe të stilit modern. Disa metra larg hyrjes është vendosur nje top i madh futbolli,(modeli që do përdoret në “Euro 2024”) që kalojnë përmasat e një njeriu normal dhe afër tij është improvizuar një fushë e vogël minifutbolli. Në krahun e djathtë para hyrjes fjalët përshëndetëse në shumë gjuhë të botës dhe që fillojnë shqip "Mirë se erdhe". Me mbi 400 vepra në 33 vjet krijimtari Guri Madhi “Piktor i Popullit” ishte një nga piktorët më të mëdhenj shqiptarë. Piktori Guri Madhi (Korçë, 15 maj 1921 - Budapest, qershor 1988) ishte një ndër themeluesit e Universitetit të Arteve.