BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Kultura

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz” 

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit

Koncerti simfonik “Violonçeli misterioz” këtë mbrëmje janari vjen në programin muzikor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Violonçelisti, Petar Pejcic, fituesi i çmimit të V “Queen Mathilde Prize” në konkursin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Queen Eliabeth Competition” dhe dirigjenti italian, Adriano Martinolli D’Arcy, do të jenë protagonistët e koncertit simfonik instrumental “Violonçeli misterioz” me orkestrën simfonike të TKOB-së. ““Violonçeli misterioz” ka shumë mistere për t’ju zbuluar, ndaj ejani në Teatrin e Operës dhe Baletit!”, shprehet institucioni në faqen e tij për këtë koncert, që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës. Njëjtë siç kompozoi Tchaikovsky suitën nr. 4 Mozartiana, apo Shostakovich-i koncertin nr. 1për violonçel, apo siç shkroi Prokofiev-i simfoninë nr. 1, e po njësoj, orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dirigjuar nga maestro italian, Adriano Martinolli D’Arcy, dhe violonçelisti Pejcic do të krijojnë magjinë e mistershme në skenën e TKOB-së, me koncertin simfonik “Violonçeli misterioz”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me kalendarin artistik- janar 2023 solli ndërmend gjurmët e kompozitorëve të mirënjohur botëror të muzikës klasike. Me 4 premiera në koncerte simfonike,  5 solistë në violinë, piano, flaut e violonçel dhe me kryeveprat klasike të Mozart-it Tchaikovsky-t, Prokofiev-it, Shostakovich-it, etj. Në datën 10 janar për publikun u zhvillua koncerti i parë orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit “Not’te da Oscar”, për t’ia lënë radhën më pas koncerteve të tjerë në vijim, që bënë bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Në muajin shkurt në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit priten të tjera shfaqje dhe koncerte për publikun.