
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Agim Janina: Ekspozita “Rijetësim” me punime në mozaikë si një rikthim i vlerave të tokës, por këtë herë jo të fshehur në brendësi të saj, por mbi sipërfaqe

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 15 Mars 2023

Punime në mozaikë solli ekspozita “Rijetësim”. Përurimi i ekspozitës së artistit Gëzim Llalla u bë në prag të Ditës së Verës. Kuratori i ekspozitës studiuesi i artit Agim Janina shprehet se ashtu si festa edhe mozaiku vjen nga një traditë tejet e lashtë dhe gjurmë të tij, si kudo në trevat shqiptare, gjenden edhe në Elbasan. Kuratori Janina thotë se punimi i mozaikut kërkon mjeshtëri të lartë konceptuale dhe realizuese, njohuri të mira të materialeve që përdor, por mbi të gjithë kërkon punë e pasion. Sipas studiuesit Agim Janina të gjitha këto cilësi i gjejmë të shpalosura nga artisti në punimet e ekspozuara. “Ato të mbërthejnë për befasitë e gjetjeve si dhe për larminë koloristike. I çliruar nga kufizimet artistike të së kaluarës, Gëzimi ia del të krijoi mozaikë të kohës, me figuracion herë të fshehur e herë të dukshëm, ku ndizet imagjinata e shikuesit, sepse herë pas herë befas në sipërfaqe dalin e shfaqen objekte të tjerë, punuar nga dora e njeriut si ndonjë figurinë e lashtë, vazo dekorative, kalë në miniaturë, ndonjë sferë, mbetje të hershme në qeramikë, bile edhe një pistoletë e ndryshkur, etj, të cilat ndërthuren e sikur lodrojnë me gurët plot ngjyra të mozaikut”, shprehet studiuesi Agim Janina. Artisti vijon studiuesi Janina, shtyhet edhe më tej dhe ndërmjet gurëve gjen hapësirë për të vendosur skena nga tabloja e famshme “Darka e fundit” e Laonardos, si dhe bën një homazh në nderim të poetit Ali Podrimja.
Krijimi i mozaikëve
Studiuesi Agim Janina shprehet se në krijimin e sipërfaqeve të mozaikëve, artisti Gëzim Llalla tregon kujdes në ndërtimin e tyre, kërkon ngjashmërinë me tokën, aty ku ato janë krijuar e qëndruar në shekuj, ndaj sipërfaqet e tyre nuk janë të rrafshët dhe në një plan, por të nxjerrë në relieve të papritur për të dhënë idenë e luginave, brigjeve të lumenjve, thellësive të gërryerjeve të maleve, kodrave apo relievit të tokës, aty ku ata gurë kanë qëndruar për mijëra vjet deri sa syri i mjeshtrit i gjeti dhe dora e tij iu dha një vlerë të re, duke i vendosur në kavalete, tashmë si vepra arti. “Me një titull të goditur “Rijetësim” autori jep semantikën domethënëse të ekspozitës. “Duke u ekspozuar mozaikët dhe gurët e tjerë, si të thuash bëjnë edhe një rikthim të vlerave të fshehura të tokës, por këtë herë jo të fshehur në brendësi, por mbi sipërfaqen e saj dhe ballë për ballë me syrin e shikuesit”, thotë Janina. Për kuratorin dhe studiuesin Agim Janina, për çdo gur të ekspozuar ka një histori për të treguar. Sipas tij ato janë kthyer edhe në personazhe e shëmbëlltyrë artistike të shprehje së pasionit të artistit, kërkimit artistik të tij dhe nxitjes që shkakton për të kuptuar se sa e bukur është edhe nëntoka, se mbitoka është më pranë e më e dukshme për të gjithë dhe prej saj mund të krijosh vepra arti. “Një ekspozitë arti është jo thjesht një shpërfaqje e aftësive të artistit, por edhe një gëzim për qytetin, duke sjellë festë për sytë e shikuese e për të na thënë se jeta është e bukur dhe ajo duhet jetuar me punë e ndershmëri, me krijimtari, që më pas kur të kthesh kokën të thuash, kam punuar e jetuar bukur! Dhe një artist si Gëzim Llalla shton, edhe kam krijuar duke lenë një trashëgimi të bukur. Ekspozita vjen edhe si një thirrje ekologjike, që tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, ta ruajmë të pastër për ta trashëguar me të gjithë vlerat e saj brezat e ardhshëm”, vijon studiuesi Agim Janina. Ekspozita “Rijetësim” u hap në Elbasan, por sipas studiuesit Janina edhe vendi i saj është i gjetur. “Jo shumë larg qendrës së qytetit, ku janë gjetjet e zbulimet arkeologjike si për të vërtetuar idenë se nëntoka fsheh e ruan thesare të madha”, shprehet Janina. Përveç punën krijuese artisti Gëzim Llalla ka dhënë një ndihmesë të vyer edhe në mësimdhënie, duke përgatitur breza të tërë.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
