Akademia e të Rinjve ka nisur nga Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, një tur prezantues të vizionit, objektivave dhe të veprimtarisë së saj, në Institucione të Arsimit të Lartë, fakultete dhe institute kërkimore. Akademia shprehet se ky tur ka si qëllim njohjen dhe rrjetëzimin e kërkuesve e rinj kudo ku ata kryejnë veprimtarinë e tyre shkencore, si dhe të kuptuarin e problematikave dhe nevojave reale që ata kanë. “Një përfaqësi e përbërë nga dr. Belfjore Qose, dr. Ledia Vasjari dhe dr. Jonilda Llupo patën mundësinë të prezantojnë ARSH-në në Universitetin e Gjirokastrës, gjatë konferencës ndërkombëtare “Parku kombëtar i Vjosës – Dialogu i shkencës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm””, thuhet nga Akademia e të Rinjve. Sipas akademisë, rektori i UOGJ-së, prof. dr. Bektash Mema ishte dashamirës ndaj kërkesës që ky aktivitet të realizohej. Akademia e të Rinjve shpreson që përmes këtyre prezantimeve dhe diskutimeve dinamike, të realizojë një adresim sa më të mirë të kërkesave të akademikëve të rinj. “Të njohim komunitetin e shkencëtarëve të rinj, të nisim bashkëpunime e projekte të reja, si dhe të frymëzojmë sa më shumë të rinj për të ndjekur rrugën e bukur të shkencës”, thuhet nga AR. ALLEA ka miratuar një “Kartë të re themelore” si rregullatore njësuese e mënyrës së ngritjes dhe funksionimit të Akademive të Rinjve, e cila, me disa përshtatje, është miratuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si statut i saj. Në ligj dhe në statut ka parashikime detyruese si duhet të ndërtohet dhe funksionojë Akademia e të Rinjve.
“Po dal të pi një…”/ Çiljeta zbulon si reagoi kur gruaja e Albanit u nda nga jeta
Thonë se rastësia është mbreti i botës. Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe...
Lexo më shumë