Muzeu Historik Kombëtar vijon ciklin e aktiviteteve të titulluar “Një pasdite në muze”. Këto takime periodike të titulluara bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Në kuadër të nismës “Ditët e Europës në Muzeun Historik Kombëtar” në ambientet e Pavijonit të Lashtësisë u zhvillua takimi i radhës ku të ftuar qenë nxënësit e shkollës “Protagonistët”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij theksoi se këto aktivitete janë pjesë e kalendarit të javëve kulturore të Europës. “Vlen për tu theksuar se një pjesë e rëndësishme e informacionit për trashëgiminë kulturore është e përfshirë në tekstet e historisë dhe Shqipëria bën pjesë në vendet me një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore. Ekziston një hartë e madhe e qyteteve antike nga të cilat arkeologët tanë, kanë nxjerrë në dritë monumente që na përfaqësojnë denjësisht në gjithë ansamblin kulturor të Europës”, tha ai. Më tej Koçi vijoi se shumë vizitorë të huaj apo edhe diplomatë e ambasadorë, që vizitojnë vendin tonë befasohen nga kjo trashëgimi kulturore, arkeologjike e Shqipërisë. “Shumë monumente nga qytetet antike të Antigonesë, Butrintit apo Amantias i kemi të ekspozuara edhe në Muzeun Historik Kombëtar”, tha dr. Koçi. Në vijim dr. Jamarbër Buzo nga Instituti i Arkeologjisë mbajti kumtesën: “Qyteti antik i Amantias si pjesë e kulturës europiane”. Dr. Buzo fillimisht shpjegoi disa fakte mbi themelimin e qytetit të Amantias. “Amantia gjendet në juglindje të qytetit të Vlorës në një kodër 690 metra mbi nivelin e detit. Gërmimet e fundit kanë vërtetuar se themelimi i qyetit daton që në shek e V p.e.s. Nga brenda rrethimit kemi shumë pak informacion, çfarë është studiuar më shumë janë ndërtesat shoqërore, kulturore, jashtë ndërtesës. Cikli i shekujve ruante një qytetërim të tërë të mbetur tashmë me rrënoja, brenda së cilës mbeteshin gjurmët e akropolit, stadiumit, tempullit dhe mureve mbështetëse”, theksoi ai.
“Jam single”/Nga ndarja nga partnerja tek momenti më i bukur i karrierës, rrëfehet Seferi
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, pas eleminimit nga Euro2024, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në...
Lexo më shumë