BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Aliu Aliu një jetë me kontribute në letra e mendimin shqip, aktivitet nga ASH dhe QKLL

Aliu Aliu një jetë me kontribute në letra e mendimin shqip,

Letërsia shqipe e traditës dhe sidomos letërsia bashkëkohore janë fusha kryesore të punës së prof. Ali Aliu. Në 90- vjetorin e lindjes, një jete plot pasion e kontribute në letra e mendimin shqip, Ali Aliu u nderua në një aktivitet dedikuar jetës së tij, në Akademinë e Shkencave, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ali Aliu lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e kreu në Manas­tir më 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd në vitin 1960. Pas studimeve zuri punë si gazetar në re­daksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973 duke mbrojtur tezën “Jeta dhe vepra e Petro Markos”. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjë­rues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, për lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vi­tin 2000 anëtar i rre­gullt i saj. Është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë. Ka drejtuar disa kandidatë në tema magjistrature dhe doktorature. Ka shkruar dhe tekste shkollore për teorinë e letërsisë. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Ka ligjëruar mbi 10 vjet si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ali Aliu është bartës i disa mirënjohjeve, siç janë: Çmimi për librin më të mirë të vitit, Kritika letrare, botuar nga Sh.B. “Rilindja”; Çmimi “Dimitar Mitrev” të SHSHM për librin më të mirë me kritika Shtegtim metafore për vitin 2007; Çmimin “Onufri” akorduar nga festivali “Poeteka”, Durrës; Çmimi republikan “11 Tetori”; Çmimi “Krenaria e Prespës”, ndarë nga Shoqata “Prespa na bashkoi”, Çikago; Çmimin special për kritikë nga Shoqata e Shkrimtarëve Lezhianë, si dhe Çmimin “Azem Shkreli” për vepër jetësore në letërsi që ia ndau Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Është dekoruar “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë.