Koreografi Angjelin Preljocaj, shkrimtarja Lea Ypi apo dhe inxhinierja dhe studiuesja Ermira (Mira) Murati janë mes emrave që u pranuan anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e ASH votoi dhe miratoi pranimin e tyre si akademikë të jashtëm të saj. Të pesë kandidaturat Angjelin Preljocaj; Ermira Murati; Gëzim Alpion; Lea Ypi; Lulzim Tafa, u votuan e u pranuan me shumicë votash nga Asambleja. Në këtë mbledhje kryetari i ASH akademik Skënder Gjinushi paraqiti profilet e kandidatëve që u propozuan për titullin anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave. Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ishte propozuar për pranimin si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave nga radhët e personaliteteve si Gjergj Prevazi dhe nga akademik Ismail Kadare me një libër kushtuar atij. Një nga personalitetet më të njohur në botë në fushën e koreografisë bashkëkohore. Që prej mesit të viteve 1980 dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf. Është autor i dhjetëra pjesëve koreografike origjinale, që nga ato të miniaturës e deri tek veprat e mëdha koreografike. Shkrimtarja Lea Ypi e njohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si studiuese e shkrimtare shqiptare; autore e tetë veprave studimore e letrare të mirënjohura, të botuara anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht e kinezisht; dy prej tyre të botuara dhe në shqip. Rekomandues të kandidaturës së saj janë akademikët Floresha Dado e Stefan Çapaliku. Ermira (Mira) Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën Open Artificial Inteligence që nga viti 2018. Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të “Open AI”, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale. Gëzim Alpion u propozua për pranimin si anëtar i jashtëm i ASH nga kryesia. Dy anëtarë të Asamblesë, akademikët Arben Merkoçi e Adem Bunguri, njohës të veprimtarisë së tij shkencore e universitare, janë rekomandues për kandidimin. Ndërsa Lulzim Tafa është profesor universiteti, ligjërues e profesor i ftuar; anëtar i Akademisë Europiane të Shkencës dhe Arteve dhe i Akademisë së Shkencave të Bosnjës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë