BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Kultura

“Anonimi i Venedikut” me Hervin Çulin dhe Adelina Muçën në skenën teatrore, një shfaqje që përcjell mesazhe për shoqërinë tonë

“Anonimi i Venedikut” me Hervin Çulin dhe Adelina

"Anonimi i Venedikut" vjen në skenën teatrore me aktorët e njohur Hervin Çuli dhe Adelina Muça. Një romancë e jashtëzakonshme dashurie! Për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocione të papërsëritshme, që duan të qeshin dhe të qajnë, që dashurojnë por edhe urrejnë, për tre net vjen në skenë “Anonimi i Venedikut” me regji nga Hervin Çuli, vepër e autorit Giuseppe Berto. Ish-partnerët bëhen bashkë për të vënë në skenë veprën “Anonimi Venedikut”, por që sipas tyre përcjell dhe mesazhe për shoqërinë tonë. Regjisor dhe aktor në vepër Hervin Çuli tregon se te “Anonimi i Venedikut” është një çift, një romancë e jashtëzakonshme dashurie që ka brenda edhe tragjiken edhe komiken, ka dhe dashurinë ka dhe urrejtjen. “Një romancë dashurie e një çifti të divorcuar që ritakohen pas tetë vjetësh dhe bëjnë një udhëtim  në Venecia, duke rikujtuar kohët e kaluara ku zihen si gjithmonë, dashurohen si gjithmonë, por personazhi kryesor i veprës mashkulli ka kërkuar këtë takim, sepse ai është duke vdekur pasi është me kancer. Dhe një nga mesazhet kryesore që ka vepra është që jeta duhet jetuar për aq kohë sa jemi mirë, sa jemi gjallë dhe nuk duhet ta shpërdorojmë shpeshherë me ekstreme banale të kota. Por është dhe një mesazh për këto ngjarje të mëdha që ndodhin sidomos në vendin tonë, ku kemi krimin në familje, krimi në çift që është bërë një plagë e madhe shoqërore në Shqipëri”, thotë Çuli regjisor. “Anonimi i Venedikut” i përket çdo çifti dhe familje. Aktore në vepër Adelina Muça shprehet se ashtu si ata të dy e gjejnë veten në këtë histori, ashtu do e gjejë edhe publiku. “Mendoj që qoftë ky bashkim në këtë bashkëpunim teatror, qoftë dhe marrëdhënia jonë personale me njëri-tjetrin jep dhe një shembull të mirë për të gjithë ata të cilët edhe kur ndahen, ndahen jo mirë me njëri-tjetrin. Ashtu si ne të dy e gjejmë veten në këtë histori, ashtu do e gjejë edhe publiku. Mesazhi që japim përmes kësaj shfaqjeje është që nuk është e thënë që dy njerëz të jenë të destinuar të vdesin bashkë, por nëse është një cikël i mbyllur, atëherë secili mund t’ia nisë nga e para”, thotë aktorja Adelina Muça që tashmë ka krijuar një jetë të sajën. Ajo është e dashuruar me njeriun, që siç shprehet dhe vetë ka zgjedhur për të kaluar jetën e saj.

Vepra në skenë

Shfaqja “Anonimi i Venedikut” do të vihet në skenë te salla e madhe te “ArTurbina” në datën 31 maj, 1 dhe 2 qershor. Por si regjisor Hervin Çuli ka marrë dhe një sukses vite më parë me veprën. Ai thotë se këtë vepër e rikthen pas 23 vitesh, por arsyeja sipas tij është dhe vajza e tyre Noah. “Veprën e kam vënë dhe 23 vjet më parë me aktorët Luiza Xhuvani dhe Fatos Sela, ku dhe u mirëprit nga publiku. Arsyeja që e riktheva është që do të luajë dhe vajza jonë Noah në shfaqje. Ka qenë shumë e rëndësishme që vajza jonë që tani mbush14 vjeç do të jetë pjesë e shfaqjes. Por besoj që dhe me Adelinën ne kemi kaluar një copëz të rëndësishme të jetës sonë që kemi dhe një fëmijë bashkë. Tashmë pavarësisht që ne nuk jemi më një çift si dikur, por jemi kolegë dhe miq të mirë dhe kjo është dhe një lloj inspirimi ta vë veprën sërish në skenë, që nëpërmjet mesazhit tonë japim edhe një mesazh për të gjithë çiftet e tjera, për të gjithë të dashuruarit dhe të urryerit e tjerë”, thotë Çuli. Dy artistët e njohur Hervin Çuli dhe Adelina Muça që kanë një aktivitet teatror të vlerësuar, tashmë secili prej tyre ka krijuar dhe jetën e tij.