Filmi “Gunat përmbi tela” me regji nga Muharrem Fejzo pas 47 vitesh nga realizimi i tij u shfaq i restauruar në kinema. Premiera e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela” u shfaq në kinema Millennium në praninë e artistëve të njohur të kinematografisë sonë, si aktori Luftar Paja, aktorja Rajmonda Bulku, etj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar filmin “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrim Fejzo, prodhim i vitit 1977. Restaurimi digjital i këtij filmi dhe aktiviteti i premierës u financuan nga Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”. Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35 mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali. AQSHF shprehet se filmi i restauruar “Gunat përmbi tela” (1977) i regjisorit Muharrem Fejzo mund të ndiqet dhe online në kanalin e tyre në youtube dhe në faqen zyrtare www.aqshf.gov.al. Filmi mban emrat e një sërë artistësh nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare si: Ilia Terpini në kamera, muzika nga Kujtim Laro, skenari nga Duro Mustafaj dhe Fejzo, piktor Azis Karalliu, kostumografia nga Alush Shima, etj. Aktorë në role janë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Stavri Shkurti, Luftar Paja, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko, Jani Riza, Raimonda Bulku, Liza Laska, Muhamet Sherri, Lulëzim Jonuzi, Llambi Kaçani, Adem Gjyzeli, Zehrudin Dokle, Zija Grapshi. Skenaristi dhe regjisori Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933 dhe u nda nga jeta më 22 nëntor 2020.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë