BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Arkivi i Marubit i ekspozuar në Prishtinë, si një dëshmi mbi rëndësinë historike dhe kulturore  

Arkivi i Marubit i ekspozuar në Prishtinë, si një dëshmi mbi

Ekspozita “Tenda e takimit e një oborri” do të qëndrojë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës deri më datën 1 të muajit që vjen. Ekspozita u hap më parë në kuadër të kalendarit kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekspozita nxjerr në pah fotografitë e Pietro Marubit. Kuruar nga Luçjan Bedeni, ekspozita shërben si një dëshmi mbi rëndësinë historike dhe kulturore të një arkivi me materiale origjinale. Në galeri janë të ekspozuara 21 imazhe të cilat i përkasin fillimeve të para të themelimit të studios Marubi, të cilat zbulojnë personazhe e veshje tradicionale të Shqipërisë së viteve të 80-ta. Pika e përbashkët e imazheve mbetet oborri, pikënisja ku Marubit filloi veprimtarinë e tij. Pietro Marubbi, ( Piacenza, 14 gusht 1832 - Shkodër, 22 maj 1903) ka qenë piktor, skulptor, arkitekt dhe fotografi, që themeloi studion Foto - Studio "Marubbi", duke u bërë kështu babai i fotografisë në viset shqiptare. Pas angazhimeve në lëvizjen risorgimentale në bashkimin e Italisë, u arratis dhe gjeti strehë në Shkodër, ku shkoi pjesën më të madhe të jetës, por qe po ashtu fotograf i oborrit të knjazit të Malit të Zi, si dhe reporter i gazetave të kohës L'Illustration, The Illustrated London News, La Guerra d'Oriente dhe L'Illustrazione Italiana. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut do të mund të shihni edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Pas vdekjes së tij, studion e trashëgoi nxënësi i tij shqiptar e më pas fëmijët e nxënësit, të cilët mbajtën të gjallë dinastinë e familjes Marubi.