BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Kultura

Artistët e Ansamblit Popullor në skenë me koncertin “Shpirti i Labërisë”

Artistët e Ansamblit Popullor në skenë me koncertin

Koncerti “Shpirti i Labërisë” erdhi në skenë me artistët e Ansamblit Popullor, në nderim të jetës dhe veprës së etnomuzikologut, “Mjeshtrit të Madh”, Haxhi Dalipi. Një koncert që u zhvillua mbrëmjen e 17 marsit për të cilin Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shkruan se ishte me një program të pasur muzikor. “Mbrëmë u përcoll me këngë labe, korale, valle dhe me artin e bukur skenik, koncerti “Shpirti i Labërisë”, në nderim të jetës dhe veprës së etnomuzikologut, “Mjeshtrit të Madh”, Haxhi Dalipi. Kuruar kështu nga Grupi Vokal, solistët, valltarët e Orkestra e Ansamblit Popullor, nën idetë e Klodian Qafokut dhe me përkushtimin profesional të drejtuesit të Grupit Vokal Gramoz Burba, drejtuesit të orkestrës Alban Tahiri, dirigjentit të orkestrës Vladimir Hasimi dhe drejtueses së valleve, Brikena Jaupaj”, shkruan TKOBAP në faqen e tij, ku ka ndarë dhe disa foto në rrjete sociale. Haxhi Dalipi (1943-2006) lindi në qytetin e Gjirokastrës, në një familje qytetare atdhetare dhe qysh fëmijë u rrit e jetoi në qytetin e Vlorës, ku dhe nisi vitet e para të shkollimit e të krijimit artistik. Mbaroi për flaut Liceun Artistik “Jordan Misja”, si nxënës i veçantë e i zgjedhur i të madhit Ramadan Sokoli. Më pas, punoi disa vite si mësues muzike në disa shkolla të rrethit të Vlorës, veçanërisht u dallua si mësues muzike në Himarë. Më vonë studioi për dirigjent dhe kompozicion. I arsimuar fillimisht si instrumentist, dhe më vonë si dirigjent kori e kompozitor me profesorët Çesk Zadeja dhe Kostandin Trako, “Mjeshtri Madh” Haxhi Dalipi gjatë jetës së tij artistike e shkencore, u afirmua për të merituar plotësisht tituj të ndryshëm profesionalë, si: dirigjent, kompozitor, pedagog, studiues, arkitekt i festivaleve folklorike, udhëheqës artistik, mik i muzicientëve të rinj, drejtues i muzikës tradicionale labe dhe mbarë muzikës tradicionale shqiptare.