
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin janë një seri punëtorish analitike mbi ekspozitën e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin duhur", ku shfaqen imazhe të Shqipërisë së viteve 1980 deri në vitin 1991, me rrëzimin e sistemit dhe ngjarjet e lidhura me të. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” shkruan se nisur nga fotografi e shkrime të gazetave të kohës, nxënësit e shkollave të mesme të ndarë në grupe, punojnë mbi seri fotografike të ekspozitës, duke ndërtuar një fotoreportazh që reflekton kohën e problematikat, e duke nxitur njëkohësisht edhe analizën e ngjarjeve e mendimin kritik. “Për punëtorinë e dytë falenderojmë për bashkëpunimin gjimnazi "Oso Kuka" - Faqja Zyrtare dhe Departamentin e Gjuhës Frënge të Universitetit të Shkodrës”, shkruan muzeu në faqen e tij, që ka ndarë dhe disa foto nga punëtoritë. Në materialin e muzeut rreth Michel Setboun, thuhej më parë se ishte vetëm 17 vjeç kur filloi udhëtimet e tij nëpër botë. “Në njërin prej tyre tek vizitonte Jugosllavinë, pati rast të ndalonte edhe në Kosovë. Ky ishte momenti që zgjoi tek ai kuriozitetin për të parë Shqipërinë e izoluar. I kamufluar si pjesë e një grupi të rinjsh marksistë francezë që vizitonin Shqipërinë në kuadër të miqësisë mes dy vendeve, Setboun vjen për herë të parë në 1981. Të kësaj vizite janë shkrepjet e serisë “Shqipëria në vitin 1981”, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët. Jeta në rrugë nën regjimin komunist në Shkodër është e vetmja foto e shkrepur tinëz, në të cilën dallohet habia që shqiptarët kishin kur shikonin të huajt”, shkruan muzeu. Ekspozita e Michel Setboun në nëntor të vitit që lamë pas kuruar nga Luçjan Bedeni, që u hap në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër mbështetej nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri. Ekspozita në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër erdhi në vijim të veprimtarive dhe ekspozitave që po zhvillon ky institucion.
Më të lexuarat


Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”

Ormira Lulani: Ismail Lulani “Në Shkodër”, një ekspozitë vërtet mjaft shpirtërore

Luan Përzhita: Qendrat turistike që ka Shqipëria janë kontribut i Institutit të Arkeologjisë, një pjesë e buxhetit të tyre t’i rikthehet për kërkimin shkencor

Margariti: Kulla Veneciane ka fituar edhe më shumë vlerë falë teknologjisë

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve” në MHK, ekspozohet dhe një hartë e trojeve ilire

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Mevlan Shanaj: Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq dhe përgjegjësi

Baleti “Muzg” në TKOB, një krijim i lidhur me përjetimet tona

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në katedralen e Shën Palit, aktori Bujar Asqeriu në rolin e protagonistit Padër Lazër

Përkthimi i veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, QKLL hap thirrjen për aplikime
