BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

“Aulona Inter Folk Festival” me ansamblet folklorike mbërrin në edicionin e 16-të

“Aulona Inter Folk Festival” me ansamblet folklorike mbërrin

Festivali “Aulona Inter Folk Festival” prej vitesh është bërë pjesë e jetës artistike në Vlorë dhe këtë vit mbërrin në edicionin e 16-të. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehet se aktiviteti shenjues i përvitshëm për promovimin e vlerave dhe kulturave kombëtare, evropiane e më gjerë, vjen për të 16-in vit radhazi në qytetin mikpritës të Vlorës, me grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Hungaria, Italia, Greqia dhe Ukraina. “Për të treguar edhe një herë, se instalimi i një aktiviteti të tillë me karakter kulturor e turistik, ka qenë një ide e duhur dhe e nevojshme jo vetëm për qytetin bregdetar të Vlorës por edhe për hapësirën kulturore mbarë shqiptare. DRTK - Vlorë ju fton të shijoni momentet festive të festivalit mbarëkombëtar, i cili do të mbahet në datat 24-27 maj në ambientet e stadiumit “Flamurtari”, me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë, si dhe të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, thuhet nga DRTK Vlorë. Po sipas DRTK Vlorë është edhe këndi i trashëgimisë kulturore jo-materiale, që i bashkohet festivalit “Aulona Inter Folk Festival”. “Përmes zejesh, punimeve artizanale dhe melodisë popullore me këngë e valle, plotësohet tabloja e larmitetit kulturor, i cili sjell plot ngjyra, ritme, tinguj dhe energji të reja, në rrugët e qytetit tonë”, thuhet nga DRTK Vlorë në faqen e saj. Në maj të vitit 2023 në qytetin bregdetar të Vlorës u zhvillua edicioni i 15-të i “Aulona Inter Folk Festival”. Edhe një vit më parë ky festival me drejtor Sejmen Gjokoli njëkohësisht dhe drejtues i qendrës kulturore “Aulona” bëri bashkë në qytetin bregdetar, grupe dhe ansamble folklorike, nga shumë shtete të Ballkanit dhe Evropës. Kupa e edicionit të 15-të shkoi për ansamblet “Dibrova” e “Gorytsvit” të qytetit Lviv (Ukrainë).