
Vazhdon të thellohet 'lufta' brenda opozitës/ Aknimimi i PD-së kundër Berishës, caktohen gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor. Kush janë emrat e njohur që do kenë në dorë vendimin e rëndësishëm

Sulmi me armë zjarri ndaj ‘Top Channel’, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Autorët kanë dashur të përcjellin një mesazh, është atentat me kosto të lartë, nuk u ka interesuar të godisnin...

Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Baleti modern kontemporan “Muzg”, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut premierë në TKOB

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 7 Mars 2023

“Muzg” titullohet vepra e baletit premierë, që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një vepër me koreografi nga Eno Peçi, e cila rikthen në Tiranë artistin e njohur. A ndodh të humbasim identitetin nëse përjetimet tona veniten në muzgun e jetës? Po nëse emocionet nuk i lejojmë të depërtojnë në brendinë e unit tonë, do ketë më kujtime? Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se çel këtë pranverë me “Muzgun”, baletin modern kontemporan, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut. “Me profesionalizmin e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi, dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo premierë do të tërheqë pas vetes, nëpërmjet imazheve, të gjithë publikun artdashës. Teatri është shtëpia e të gjithëve, ndaj ju ftojmë përgjatë datave 12-13-14 mars, ora 19.00, në premierën e baletit “Muzgu””, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për këtë premierë që pritet të jetë së shpejti në skenë këto mbrëmje të muajit mars për publikun. Skenografia dhe kostumografia e kësaj vepre është me mbështetjen e Harabel Contemporary Art Platform.
Baleti “Muzg” pas shfaqjes “Exil”
Koreografi i njohur nga Eno Peçi rikthehet në Tiranë me baletin kontemporan “Muzg” pas shfaqjes “Exil” me koreografi të tij në muajin dhjetor të vitit 2022 në TKOB. Në atë kohë koreografi Eno Peçi u shpreh se ishte duke krijuar një pjesë të re për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, që premierën do ta kishte këtë vit në muajin mars. “Është një pjesë me titullin “Muzg”” shprehej ndër të tjera Eno Peçi, një nga artistët e vlerësuar shqiptarë në skenat ndërkombëtare. Baleti “Exil” i realizuar nga Baleti Kombëtar i Kosovës, me koncept dhe koreografi të Eno Peçit pasqyroi problemet sociale të shoqërisë dhe ikjen nga vendi si një prej mundësive për të dalë nga problemet. Premiera e shfaqjes “Exil” u shfaq në vitin 2019 në Teatrin Kombëtar të Kosovë. Eno Peçi njihet si i pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës të fillim vitit 2014. Në vitet 1994-1998 studion në shkollën e baletit në Tiranë. Më 1998-2000 ndjek shkollën shtetërore të baletit në Vjenës. Në vitin 2000 ai u bë anëtar i Teatrit të Operës e Baletit të Vjenës. Ndër pjesët e tij më të rëndësishme numërohen tek “Spartaku” i Renato Zanelas dhe “Impresionet e Çajkovskit” të Ivan Kavalaris, “Mjekërkuqi”, “Liqeni i mjellmave” të Rudolf Nurejevit, “Maçoku me çizme” dhe “Pas de qatre” te “Bukuroshja e fjetur” e Peter Wright, “Kopelia”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Onegini”, “Ashtu siç ju pëlqen”, “Borëbardha”, “Arrëthyesi”, etj.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
