Bazilika Paleokristiane e Linit, një monument i shekullit VI përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ka ndarë në faqen e saj pamje nga Bazilika Paleokristiane e Linit. DRTK shprehet se kjo Bazilikë u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. “Bazilika përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi, dhe një kapelë katër konkshe. Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit është një trashëgimi e çmuar kulturore dhe njëkohësisht konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Sipas DRTK Korçë sot kjo Bazilikë së bashku me mozaikun është kthyer në një pikë interesante turistike. “Ekspozimi i mozaikut të Linit ka tërhequr tashmë vëmendjen e turistëve të huaj duke e bërë Linin një ndër destinacionet më të vizituar në Shqipëri”, thuhet nga DRTK Korçë. Mozaiku i Linit është monument kulturor, i cili ndodhet në Lin, Pogradec, i mbrojtur me ligj. Ky mozaik u zbulua nga gërmimet në vitin 1969 që janë bërë në Lin të Pogradecit. Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë