BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’
x

Kultura

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të

Tre vepra teatrore të dramaturgut Jeton Neziraj do të shfaqen në Tiranë. Në kuadër të bashkëpunimit që u bë me dije dhe më parë, Qendra Multimedia vjen me tre shfaqje teatrore në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli” te “ArTurbina” në Tiranë. Dramaturgu Jeton Neziraj është një emër i njohur, ku me veprat e tij nuk kanë munguar dhe vlerësimet e ndryshme më parë. Dramaturgu kosovar Jeton Neziraj është dhe drejtor i Qendra Multimedia në Prishtinë, Kosovë. Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental veprat teatrore, që do të luhen nga artistët nga Kosova do të jenë për tre mbrëmje me radhë. Mbrëmjen e 31 marsit në skenë vjen vepra “Burrnesha” nga Jeton Neziraj dhe me regji të Erson Zymberit. Aktorë në role janë Semira Latifi, Tringa Hasani dhe Kushtrim Qerimi. Mbrëmjen e datës 1 prill në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental vjen vepra teatrore “Pesë stinët e armikut të popullit” vepër e Nezirajt dhe regjia Blerta Neziraj. Aktorë në role janë Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Afrim Muçaj, Kushtrim Qerimi, Verona Koxha. Muzikantë Arbër Salihu, Granit Havolli dhe Tomor Kuçi. Në datën 2 të muajit që vjen në skenë do të shfaqet “Kthimi i Karl Majit”. Shkruar nga Jeton Neziraj, regjia Blerta Neziraj dhe aktorë në role janë Adrian Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Shpëtim Selmani dhe Ylber Bardhi.

Tre veprat teatrore

Drama “Burrnesha” është inskenuar për herë të parë në teatrin Schlachthaus Theater në Bern të Zvicrës në maj të vitit 2018. Vepra teatrore “Burrnesha” flet për karakteristikat e traditës së adaptimit të tipareve burrërore nga vajzat shqiptare të Malësisë gjatë shekujve të kaluar. Në materialin e veprës teatrore “Pesë stinët e armikut të popullit” tregohet se ajo flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë” (Ibsen, përmes Stockmann). “Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes, zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre”, thuhet rreth veprës. Shfaqja “Kthimi i Karl Majit” e konfronton publikun me qasjen gati demonizuese të Evropës Perëndimore ndaj Lindjes, superioritetin e supozuar kulturor, politik e intelektual të saj ndaj Lindjes për të cilën Aleksandar Hemon thotë se i ka rrënjët thellë në kolonializëm dhe racizëm. Në material rreth shfaqjes thuhet i bën një skanim Europës së tanishme, vlerave të saj të supozuara kulturore e civilizuese, demokracisë së proklamuar si “të shenjtë”, dhe e cila, në babelin e letrave burokratike të EU-së na vjen në variantin e garës muzikore Eurovizion, pra si një Evropë e dashurisë, e harmonisë, e shkëlqimit e diversitetit, por që në thelb, e në realitet, është edhe një Europë arrogante, eurocentriste, madje raciste. Është një Europë e shkëlqimit nga jashtë, por që nga brenda gëlon nga paragjykimet.