BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Kultura

“Dasma e hatashme”, komedia që po bën hatanë kudo që shkon, sot, nesër dhe pasnesër në teatrin “Skampa” Elbasan

“Dasma e hatashme”, komedia që po bën hatanë kudo

Komedia brilante “Dasma e hatashme” prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” për tre mbrëmje me radhë do të jetë në skenën teatrore të Elbasanit. Një tekst mahnitës, kostume fine, aktorë të mrekullueshëm në këtë shfaqje teatrore. Vepra e autorit Robin Hawdon me regji nga Kiço Londo është mirëpritur nga publiku kudo që është shfaqur deri tani. Por pas kërkesave të shumta në Elbasan, do të jetë sërish në teatrin “Skampa” në datat 21, 22 dhe 23 mars. Regjisori Kiço Londo tregon se komedia është shfaqur së fundmi në qytetet Librazhd, Përrenjas, Korçë dhe Pogradec. “Në të gjitha këto qytete publiku ka tejmbushur sallat dhe një pjesë e tij nuk ka mundur ta shoh shfaqjen për shkak të kërkesave të shumta”, tregon regjisori Londo. Në role e komedisë janë Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha. “Dasma e hatashme” një komedi tipike britanike, që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e  hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të  përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje.

Arsyet pse kjo vepër në skenë

Teatri Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo ka sjellë deri tani prodhime të ndryshme teatrore, një sukses me veprat që janë shfaqur për publikun. Në vijim të tyre vjen dhe komedia brilante “Dasma e hatashme”, që këtë mbrëmje dhe dy net të tjera do të jetë në skenën e teatrit “Skampa”. Më herët regjisori Kiço Londo tha se ajo që e ka ngacmuar më shumë për të sjellë këtë komedi brilante në skenë është linja e dashurisë.“Arsyeja e parë pse zgjodha këtë vepër është koherenca, që ka me realitetin shqiptar. Ngjarjet në vepër përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet. Por ajo që më ka ngacmuar më shumë është linja e dashurisë së veprës. Pra përveçse është një komedi e bukur, e shpejtë, me karaktere të fuqishme, me dialog brilant, vepra ka edhe një linjë të dashurisë romantike”, shprehet regjisori Londo, sipas të cilit se arsyeja e dytë pse e mori këtë vepër ishte dhe përkthimi brilant i Artur Lenës. Në këtë komedi regjisori Kiço Londo ia ka besuar rolet artistëve të njohur, por dhe emrave që sipas tij vinin surprizues për publikun.