
Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon analisti dhe tregon arsyen e vërtetë të përçarjes së PD-së

Kolegji Zgjedhor i jep goditjen e radhës Berishës

Një humbje jete nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit

Zgjedhjet e 14 majit/ PS prezanton listën për Këshillin Bashkiak të Tiranës (EMRAT)

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha publikon pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: Qetsori nga Vlora nuk e ngatërron kollaj jehonën e frikshme të krismave të kallashnikovit me zhurmën e fishekzjarrëve

Sulmi me kallash ndaj ‘TCh’/ Artan Hoxha publikon FOTO-n e rojes së vrarë: Ishte baba i tre fëmijëve, për një muaj...

‘Game Over-i’ i Alibeajt/ Pritet të garojë në 61 bashki, zbulohet se dhe sa kandidatë i mungojnë kryetarit për regjistrim në ditën e fundit në KQZ

Dita e Librit, shkrimtarët: Shumë krijues dhe veprat e tyre janë harruar, nga institucionet nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashëgiminë e librit shqip

Shkruar nga Julia Vrapi 23 Prill 2022

Institucionet nuk kujtohen për krijuesit dhe veprat e tyre, shprehen autorë të ndryshëm. Dita Botërore e Librit, por autorët thonë se nuk janë sa duhet prezent në jetën kulturore. Shkrimtarët Xhahid Bushati, Mustafa Tukaj dhe studiuesi Behar Gjoka shprehen me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve, që nuk po bëjnë sa duhet për librin dhe autorin. Si autor Xhahid Bushati thotë se Dita e Librit, është një ditë e shenjtë. “Kujtohen veprat që kanë përjetësi, kujtohen shkrimtarët që me talentin u dhanë veprave të tyre përjetësi dhe lexuesit, edhe pse kanë kaluar vite, dekada e shekuj vazhdojnë t’i lexojnë librat me ëndje. Pra, u japin përjetësinë. Libri nuk duhet të njoh harresën. Kjo ditë përkujtime, sipas meje, ende është e zbehtë. Nuk ka madhështinë e saj që duhet të kishte”, thotë autori Bushati. Sipas tij, aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë, me gjithë vlerat e tyre, nuk e përmbushin madhështinë e kësaj dite të shënuar që shënohet më datë 23 prill. “Ende shkrimtari me misionin e tij fisnik nuk është prezent në jetën kulturore, ku të shpërfaqen vlerat e tij. Shumë krijues janë harruar dhe nuk kujtohen. Po ashtu edhe veprat e tyre. Shpesh, edhe pse janë gjallë, përsëri janë të harruar. Ende, nga institucionet përkatëse kulturore, nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashëgiminë e librit shqip, për ato vlera që janë të domosdoshme e, të cilat flasin për identitetin libror të ekzistencës shqipe”, shton më tej autori dhe studiuesi Bushati.
Ka vlera dhe në periferi
Dita Botërore e Librit rikthen vëmendjen dhe në të tjera problematika, që shprehen autorë të ndryshëm shqiptarë. Për Xhahid Bushatin mungojnë dhe botimet kolona me vepra të autorëve tanë, që kanë një kontribut të madh në letërsinë shqipe. “Duhet të kishte në këtë ditë botimi i ndonjë kolanë të ndonjë autorit, me shënime e studime përkatëse që me veprën e tij ka shndritur letërsinë shqipe, si: përshembull Ernest Koliqi, Faik Ballanca, Vath Koreshi, Skënder Drini, Nasi Lera, etj”, thotë ai. Problem për autorin Bushati është dhe fakti që askush nuk kujtohet që ka vlera edhe në periferitë e vendit. Sipas tij, ato duhen kërkuar nga institucionet. “Ajo që më shqetëson ka një raport të zhdrejtë, pothuajse të një komunikimi të dobët mes metropolit dhe periferisë letrare. Mendoj, se duhet të ndryshohet. Ka vlera edhe në periferi, gjenden gurë të çmuar që ende flenë dhe duhen zgjuar. Duhen kërkuar. Megjithatë, kushdo që në Ditën Botërore të Librit, flet për një vepër, dhe kujton një autor, meriton të nderohet. Nderimi duhet të bëhet jo në një ditë, por sa të jetë gjallë autori, por edhe ditëlindjet dhe ditë vdekjet e tij e atyre autorëve që nuk jetojnë. Jo vetëm kaq, por për herë duhet të ndërmerren aktivitete për nder të librit”, thotë Bushati. Shkrimtari Mustafa Tukaj shprehet gjithashtu për rëndësinë kësaj dite, por sipas tij pak po vlerësohen autorët shqiptarë. “Nëse bibliotekat e shkollat nuk vlojnë nga diskutimet, nga takimet, sigurisht që do të kemi probleme. Autorët shqiptarë promovohen shumë pak. Vlera ka dhe në rrethe jo vetëm në Tiranë. Ne flasim por kush na dëgjon nga institucione, Ministri e Kulturës? thotë Tukaj. Për studiuesin Behar Gjoka, libri është pasqyra e shpirtit dhe e dijes, është pasqyra e të gjitha kohërave dhe të gjitha hapësirave. “Njeriu duhet të kthehet në secilën ditë dhe më shumë tek kjo pasqyrë”, thotë Gjoka, i cili shton se problemet në fushën e krijimtarisë dhe mungesa e vëmendjes ndaj autorëve vazhdon. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
