Dita Ndërkombëtare e Muzeve u zhvillua me aktiviteteve të ndryshme, por në 18 maj muzetë në vendin tonë kanë pritur 12 mijë vizitorë. Kjo bëhet me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, që shprehet se ishte një ditë me plot aktivitete edukative. “Dita Ndërkombëtare e Muzeve në muzetë tonë kombëtarë e bashkiakë anë e mbanë vendit, deri natën vonë! Një ditë e jashtëzakonshme plot me aktivitete edukative, nga ekspozitat unike te punëtoritë kreative deri tek mbrëmjet magjike me programe artistike kuruar në bashkëpunim me bashkitë e vendit, rriti vizitueshmërinë e këtyre siteve në rreth 12,000 vizitorë vetëm dje, 3-fish më shumë krahasuar me vizitueshmërinë në ditë normale!”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale. Më tej ministri Blendi Gonxhja thotë se ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja e familjeve me fëmijët e shumtë, kurioz e krijues, seancat me të rinj dhe bashkëpunimi special me Universitetin e Arteve, si edhe me Qendrat Kulturore në nivel shoqatash, bashkie e qarku! “Falenderojmë të gjithë vizitorët që na u bashkuan në këtë festë të veçantë dhe që ndanë së bashku me ne dashurinë për kulturën dhe historinë tonë të përbashkët”, shprehet ministri Gonxhja. Dita Ndërkombëtare e Muzeve festohet në të gjithë botën që prej vitit 1977, duke zgjedhur çdo vit nga një temë të ndryshme. Objektivi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin për faktin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes mes popujve. Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka filluar të përkujtohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005. Çdo vit, International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) përcakton temën për “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve”. Tema e këtij viti ishte “Muzetë për edukim dhe kërkim”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë