BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti  vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit

“Don’t cry for me Argentina” titullohet koncerti që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vijim të programit muzikor këtë sezon artistik për publikun mbrëmjen e datës 10 qershor do të jetë dhe ky koncert. “Madonna, Queen, Rolling Stones, The Beatles dhe të tjerë një ndërthurje mes klasikes, pop-it dhe rock-ut, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro italian, Roberto Molinelli, do të vijë në Teatrin Kombëtar Operës dhe Baletit, në koncertin simfonik “Don’t cry for me Argentina””, thuhet nga teatri. Dirigjenti italian Roberto Molineli i njohur në aktivitetin e tij artistik do të drejtojë këtë herë Orkestrën Simfonike të TKOB-së në këtë koncert, që do të jetë së shpejti për publikun. “Don’t cry for me Argentina” është një ndër këngët më hit të këngëtares me famë botërore, Madonna. Një këngë e tillë ishte lançuar qysh në vitet ‘70-të dhe ishte dedikuar për Zonjën e Parë të Argjentinës Evita. Muzika e kësaj kënge do të jetë pjesë e këtij koncerti. E njohur si "Mbretëresha e Popit", Madonna është njohur gjerësisht për rishpikjen dhe shkathtësinë e saj të vazhdueshme në prodhimin e muzikës, shkrimin e këngëve dhe prezantimin vizual. Pjesë e koncertit është dhe muzika e “Queen”. Një grup rock britanik i formuar në Londër në vitin 1970 nga Freddie Mercury, Brian May dhe Roger Taylor, të cilëve më vonë iu bashkua John Deacon. Programi i koncertit përmban edhe krijimtari nga “The Rolling Stones”, një grup rock anglez i formuar në Londër në vitin 1962. Aktiv për më shumë se gjashtë dekada, ata janë një nga grupet më të njohura dhe më të qëndrueshme të epokës rock. Mbrëmjen e datës 10 qershor do të vijë dhe muzika e këngëve të “The Beatles”. Një grup anglez rock, i formuar në Liverpool në vitin 1960, i cili përbëhej nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr. Një nga grupet më të suksesshëm dhe që ka ndikuar më tepër në shekullin XX me rreth 1,3 miliardë CD të shitur.

Aktiviteti i orkestrës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen me këtë koncert për publikun në vijim dhe të atyre që ka zhvilluar më parë. Ajo është orkestër me nivel të lartë ndër formacionet orkestrale shqiptare, duke marrë edhe vlerësime mjaft pozitive nga personalitete të fushës, shqiptar dhe të huaj për aktivitetin e saj muzikor. Koncerti “Don’t cry for me Argentina”  vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas atij me muzikën e mjeshtrit të madh italian Ennio Morricone. Kompozimet e mjeshtrit të madh Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe seriale televizive erdhën mbrëmjen e datës 5 qershor për publikun. Koncerti për mjeshtrin e madh Ennio Morricone  shënoi një nga kulmet e javës të kulturës italiane në vendin tonë. Më parë drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP-së Abigeila Voshtina ka pohuar se për kalendarin artistik për vitin 2023 është hartuar një program me synim rritjen e cilësisë artistike.