Gjirokastra ishte ndalesa e radhës e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për zhvillimin e trajnimit lidhur me punën në sekretari-arkiv. DPA shprehet se nëpunësit e institucioneve lokale të qarkut Gjirokastër u informuan mbi detyrimet ligjore që kanë ndaj ligjit “Për arkivat”, si edhe u njohën me disa procese të punës arkivore që kanë të bëjnë me tematikat: Krijimi i e për ruajtjen e dokumenteve; Përpunimi dhe inventarizimi i dokumenteve; Rregullat për asgjësimin e dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes. “Tërësia e trajnimeve teoriko-praktike të zhvilluara nga DPA-ja në mbarë vendin, ka për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të pjesëmarrësve, të cilët shërbejnë pranë institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore”, thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Moment i rëndësishëm për historinë e arkivave shqiptare është projekt-ligji i vitit 1932 “Për krijimin e Arkivës së Përgjithshme të Shtetit dhe të Kronikës Historike”, në nenin 1 të të cilit përcaktohej: “Krijohet në kryeqytet një Arkivë e Përgjithshme e Shtetit, për me përmbledh e ruajtë gjithë dokumentet zyrtare”. Megjithëse projekt-ligji nuk u zbatua, ai i dha një nxitje zhvillimit të veprimtarisë arkivore. Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), u krijua si organ qëndror, megjithëse në varësi të Institutit të Studimeve, me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr 21 datë 8.6.1949. Krijimi i tij shënon një moment kulmor për historinë e arkivave shqiptare. Për herë të parë, krahas arkivave të organeve shtetërore, filloi funksionimi i një organi të mirëfilltë arkivor me shtrirje gjithështetërore. Në vitin 1951, Arkivi Qendror i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, varësi të cilën e ruajti deri në vitin 1962, kur u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit (sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave) , në varësi të Këshillit të Ministrave. Krahas të qenit organ qëndror, kjo drejtori kishte dhe ka edhe atributet e Arkivit Qendror Shtetëror, si arkivi më i rëndësishëm dhe më i pasur i rrjetit arkivor të vendit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë