BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Kultura

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në katedralen e Shën Palit, aktori Bujar Asqeriu në rolin e protagonistit Padër Lazër

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në

Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, me tematikë bazuar në ngjarje të vërteta këtë mbrëmje do të shfaqet në katedralen e Shën Palit, Tiranë. Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako, prek temën e martirizimit të kombit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, sidomos të klerit katolik, i cili i dha këtij kombi 38 martirë, të cilët me qëndresën, forcën, besim dhe gjakun e tyre shkruan historinë e qëndresës shpirtërore gjatë periudhës së errët të diktaturës. Regjisor i dramës është Bajram Torba. Drama vjen në katedralen e Shën Palit, e interpretuar nga një kastë aktorësh të shquar, si Bujar Asqeriu, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”, në rolin e protagonisnit Padër Lazër, si edhe në rolet e malësorëve me aktorëte mirënjohur, si Gëzim Rudi, Marjana Kondi “Mjeshër i Madh”, Erjon Hinaj, Alba Shtëmbari, Lindar Kaja, etj. Në materialin e Teatrit Eksperimental tregohet se janë 10 personazhe që përfaqësojnë karakterin e qëndrestarëve, viktimave, por edhe të hetuesit, të gardianit dhunues, të frikacakut, etj, luajtur nga aktorët Margent Caushi, Alban Musaku, Denis Bejleri, Ledion Gjeçaj. “Nuk mungon as roli i bashkëpunëtorit dhe tradhtarit, i cili me një bindje të verbër ndaj nënës parti dhe idealit komunist, përgjon, provokon, spiunon, duke marrë si shpërblim një pjatë gjellë më shumë, apo një dënim më të lehtë se të tjerët”, thuhet në material. Muzika dhe efektet muzikore janë përgatitur nga kompozitori Artur Dhamo, ndërsa grimi është realizuar nga Bebeka Alla. Drama shfaqet pikërisht në periudhën e Kreshmëve (e cila përbën një moment reflektimi, sidomos për besimtarët katolikë), në Katedrale e Shën Palit, pikërisht aty ku Krishti Kryebari, bekon popullin dhe mësuesit shpirtërorë, duke ju kujtuar amanetin e Dashurisë dhe të Vërtetës, si rrugë që vetë Krishti e ka shënjuar me gjakun e tij. 

Ngjarjet në një hetuesi

Ngjarjet e dramës zhvillohen në hetuesinë dhe burgun e qytetit të Shkodrës, djepin e qëndresës dhe të plagëve të popullit martir gjatë periudhës së errët të diktaturës. Në skutat e errëta të hetuesisë dhe burgut, që përbëjnë skenat e ngjarjes, gjendet Padre Lazëri, malësori Gjin, e malësorë të tjerë si Kola, apo gruaja e Kolës. “Ky vend ku jemi tani është shkolla jonë. Këtu mësohet dashuria”, thotë personazhi kryesor Padre Lazër, i cili e kthen qelinë e burgut në famullinë, ku predikon plot urti fjalën e Zotit, dashurinë, faljen, fisnikërinë e shpirtit. Në materialin e teatrit thuhet se prifti Lazër përfaqëson të gjithë ata mësues të dashur e barinj shpirtërorë të popullit, që në kohën më të errët për popullin shqiptar, ushqyen “grigjën e Zotit” me mësimin e dashurisë, të vërtetës, dinjitetit njerëzor dhe të qëndresës. “Drama përkujton dhe nderon martirët e kombit, ku jo vetëm kleri katolik që u bë shembull me forcën e besimit në Zot, por të gjithë ata njerëz, të cilët janë torturuar, burgosur e vrarë pa faj dhe padrejtësisht gjatë diktaturës, duhen konsideruar martirë. Këta martirë, me në qendër mësuesit shpirtërore të popullit, ngrejnë themelin e vlerave më të larta morale, shpirtërore e njerëzore, si një pasuri e madhe kombëtare, për të cilën duhet të jemi të ndërgjegjshëm, dhe që duhet përcjellë për gjeneratat që do të vijnë”, thuhet në material. Drama shfaqet nën kujdesin e Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkëv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë - Durrës. Produksioni i kësaj drame është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Më të lexuarat