BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Kultura

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni  Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Promovimi i artistëve do të jetë në bashkëpunimin midis Galerisë së Artit Tiranë dhe galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni. Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Lubjanë Lazo Vuji? Lazar ndodhet këto ditë në Tiranë. Në intervistën për gazetën “SOT” Lazo Vuji? Lazar tregon për takimin që ka bërë me drejtorin e Galerisë së Artit Tiranë (GAT) dhe thotë se do të ketë ekspozita të artistëve shqiptarë në Slloveni, si dhe të artistëve sllovenë në Tiranë. Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” gjithashtu vlerëson dhe zhvillimin e Bienales Ndërkombëtare të Grafikës në Tiranë që u hap në GAT. Lazo Vuji? Lazar shikon me rëndësi dhe funksionimin si duhet të një rrjeti galerish private, që sipas tij promovojnë shumë dhe artistët në vendet ku ato janë hapur. Lazo Vuji? Lazar që drejton galerinë e njohur “Visconti Fine Art” tregon se artin shqiptar e njeh pak, por tani thotë ai që do të bashkëpunojnë me Galerinë e Artit Tiranë do ta njohë më shumë. Ai thotë se në një vizitë tjetër kur të vijë në vendin tonë do shkojë të shohë se si punon Akademia e Artit në Tiranë, si dhe studiot e artistëve shqiptarë.  Në aktivitetin e tij Lazo Vuji? Lazar ka njohur dhe emra të mëdhenj të artit botëror. Ai tregon se ata janë artistë që ndihmojnë të rinjtë sidomos nga vendet e vogla. Ai shprehet se emra të njohur artistësh në botë kanë pasur vështirësi vetë dhe e dinë se sa e vështirë është rruga e artit. Lazo Vuji? Lazar thotë se pas Luftës së Dytë Botërore kur u hap kufiri për artistë të ish Jugosllavisë dhe mund të udhëtonin, shumë shkuan në Paris dhe atje kishin mbështetje të mëdha.

-Këtë muaj të parë të vitit ju jeni në Tiranë. Cili është qëllimi i vizitës suaj në Galerinë e Artit Tiranë?

 

Me artin shqiptar jam njohur në Lubjanë në vitin 2017  kur u hap një ekspozitë dhe që në atë kohë fillova kontaktet me Shqipërinë. Një ekspozitë e artistëve shqiptarë, që u bë e mundur të organizohej nga Pëllumb Qazimi ambasador i Shqipërisë në Slloveni si dhe Edvin Libohova ish konsull i nderit i Sllovenisë në Shqipëri. Në këtë kuadër menduam që të vazhdojë bashkëpunimi midis galerisë “Visconti Fine Art” dhe të konkretizohet me një aktivitet të artistëve sllovenë në Tiranë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e ekspozimit me Galerinë e Artit Tiranë, me këtë rast ne bëjmë dhe një miqësi të mirë. Po mendojmë të organizojmë një ekspozitë me artistë kontemporanë sllovenë në Tiranë, si dhe artistët shqiptarë do të jenë me një ekspozitë në Lubjanë. Kam bërë një takim me drejtorin e GAT dr. Abaz Hado dhe më ka pëlqyer, që kanë hapur në galeri dhe Bienalen Ndërkombëtare të Grafikës. Në Lubjanë ne kemi pasur një bienale ndërkombëtare të grafikës, që 50 vjet përpara.  

 

 -Në Tiranë pritet që të jetë dhe muzeu i grafikës, ku një pjesë e punimeve të bienales ndërkombëtare që u dhuruan nga artistët u bënë pjesë e GAT. Sipas jush, sa ka rëndësi puna me fondin?

 

Një muze i grafikës kërkon që shumë artistë të njohur të dhurojnë akoma, veç atyre që kanë dhuruar. Por që duhet punuar dhe jam i sigurt që artistët ndihmojnë. Duhet ti shkruhet artistëve në botë dhe edituesve, sepse dhe për ata është me rëndësi.

 

-Sa e njihni artin shqiptar?

 

Artin shqiptar e njoh pak. Por tani që do të bashkëpunojmë dhe me Galerinë e Artit Tiranë do ta njoh më shumë. Kur të vij një herë tjetër unë do të shkoj të shoh se si punon Akademia e Artit në Tiranë, dua të shoh studiot e artistëve shqiptarë. Kam parë që dr. Abaz Hado e njeh shumë mirë teknikën e grafikës. Ne do të shohim a i marrin studentët teknikat më të avancuara të artit. Nëse studentët nuk i njohin mirë këto teknika atëherë duhen edukuar. Mund të kemi dhe bashkëpunime në këtë fushë në edukimin e të rinjve, duke hyrë në bashkëpunim dhe me agjenci ndërkombëtare që kanë profesionistë në teknikat e artit kontemporan. Nëse studenti ka talent për të zhvilluar këto teknika duhet ta dërgojmë për të studiuar në Kanada apo Kinë për të avancuar më tej këto njohuri. Ka dhe në Siçili një artist të madh ekspert i teknikave të grafikës, që është profesor në Palermo Sandro Brakita. Nëse në Akademinë e Artit Tiranë një i ri ka mësuar teknikat bazë, shkon dhe për t’u specializuar me teknikat e reja bashkëkohore.

 

-Një rrjet galerish arti private që funksionon si duhet sa ka rëndësi për artistët e një vendi, pasi në Shqipëri është një rrjet i dobët?

 

Pa galeri private nuk lëviz asgjë. Galeritë private duhet të jenë ato që zbulojnë artistët vendas dhe i nxjerrin në nivel ndërkombëtar. Keni në Prishtinë dy zonja që kanë një galeri private dhe janë pranuar në panairet e mëdha ndërkombëtare siç është “Art Basel”në Zvicër. Këto dy zonja kanë hyrë në të gjitha panairet që zhvillohen në botë jo vetëm në Zvicër, por “Art Basel” ka bërë dhe panairin ndërkombëtar në Paris. Por për galeritë private duhen para, Ministria e Kulturës dhe Dhoma e Tregtisë duhet që ti financojnë këto galeri private, që të shkojnë në nivele ndërkombëtare për të promovuar emrat e artistëve shqiptarë. Unë kam eksperiencë në disa vende të botës. Në Vjenë kam pasur një galeri dhe atje për çdo panair arti çoja programin tim dhe 50 përqind ishin artistë austriakë, pjesa tjetër artistë ndërkombëtarë. Dhoma e tregtisë austriake nëse një vend ekspozimi kushtonte 20 mijë euro për një javë, ata paguanin 10 mijë. Pra ishte një mbështetje.  

 

-Ju keni një eksperiencë të madhe, por si e shikoni zhvillimin e artit?

 

Shiten emra të mëdhenj dhe të talentuar. Por ne galeritë e vogla, që jemi në vende jo të mëdha zbulojmë një artist slloven, boshnjak dhe nëse ka talent e paraqesim. Duke u ekspozuar nga ne, galeritë e mëdha në botë i shikojnë këto talente dhe tërhiqen prej tyre dhe i marrin edhe ata i ekspozojnë. Një gjë interesante, një artiste e re nuk mund të shiste punë më shumë se 1-2 mijë stërlina dhe hyri në galerinë Gagosian dhe në dy vjet ka shkuar çmimi 150 mijë paund për një vepër dhe më shumë. Tregu i artit është shumë i komplikuar dhe artistët duhet të jenë vërtetë të talentuar dhe me rëndësi është që të hyjnë në një galeri të mirë.

 

-Keni qenë në vende të ndryshme të botës. Për ju cili është roli i një galerie kombëtare arti?

Një galeri kombëtare në një vend duhet të jetë koordinatore dhe të ndihmojë, mos ketë frikë për galeritë private. Unë mendoj që një muze kombëtar i artit apo galeri kombëtare duhet të jetë një supervizor , por problemi është administrimi. Në art duhet të reagosh shpejt. Duhet të jetë një institucion shumë fleksibël, pothuajse si privati. Pastaj qeveria duhet që të promovojë galeritë private. Nëse nuk kemi galeri private që ekspozon artistë vendas, atëherë nuk ndodh asgjë.

 

-Si duhet të jetë i përbërë një komision, që përzgjedh për të blerë veprat në një institucion kombëtar?

 

Një galeri kombëtare duhet të ketë një komision me ekspertë, që janë të lirë dhe nuk janë të detyruar të blejnë artistët që iu thotë politika.  Një grup ekspertësh të pavarur, që të blejnë veprat e duhura në art. Një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni

-Në aktivitetin tuaj ju keni njohur dhe emra të mëdhenj të artit botëror...

Artistët e mëdhenj janë persona të jashtëzakonshëm. Ndihmojnë të rinjtë sidomos nga vendet e vogla. Kanë pasur vështirësi vetë dhe e dinë se sa e vështirë është rruga e artit. Pas Luftës së Dytë Botërore kur u hap kufiri për artistë të ish Jugosllavisë dhe mund të udhëtonin, shumë shkuan në Paris dhe atje kishin mbështetje të mëdha. Përshembull artisti më i madh i Malit të Zi Miodrag ?uri? që njihej me emrin e artit Dado, i cili vdiq para disa vitesh, ai që në vitin 1956 shkoi në Paris dhe atëkohë kohë ishte talent i madh por i panjohur. Salvador Dali thoshte jam më i madh surrealist, por pas meje është Dado që ishte nga Mali i Zi. Dado bënte gdhendje dhe për të jetuar ai pranoi të punonte në një studio.

Intervistoi: Julia Vrapi