
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Dy artistët e rinj të TKOB-së fitues të konkursit për këngëtarët lirik "Comunita Europea"

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Mars 2023

Baritoni Artur Vera dhe sopranoja Suada Gjergji u shpallën fitues të edicionit të 77 të konkursit për këngëtarët e rinj lirik "Comunita Europea", në Spoleto të Italisë, mes 100 të rinjve nga e gjithë Evropa. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se edhe njëherë, artistët e rinj po dëshmojnë se sa potencial kanë për të qenë ambasadorë të denjë të teatrit në çdo konkurs ndërkombëtar. Për dy artistët edhe drejtoresha e përgjithshme e TKOB Abigeila Voshtina shprehet se këta të rinj kanë spikatur në këtë teatër. “Krenare të shoh se si të rinjtë, të cilët kanë spikatur në TKOB, lartësojnë anekënd, në mënyrë dinjitoze, vlerat tona kombëtare kulturore dhe promovojnë potencialin e tyre në zhanre të ndryshme muzikorë!”, shkruan Voshtina në rrjete sociale. Konkursi u zhvillua në Teatro Nuovo Gian Carlo Menotti, në Spoleto dhe artistët shqiptarë u renditën mes 10 emrave fitues. Herë pas here Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) bën me dije punën që bëhet me të rinjtë artistë në këtë institucionin. Të rinj të ndryshëm janë pjesë e projekteve artistike, që zhvillohen nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit gjatë sezonit artistik. Më parë edhe artistë të tjerë që janë pjesë e këtij institucioni janë shpallur fitues në konkurset jashtë vendit, si baritoni Xhieldo Hyseni që triumfoi në garën e 74-të të këngëtarëve të rinj të AsLiCo-së për vitin 2023. Gara AsLiCo është një garë tejet e çmuar, që ka lançuar karriera të shumë këngëtarëve të talentuar të operas. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është tempulli i artit skenik, muzikor dhe baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë. TKOBAP është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
