BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të zhvillohet këtë vit në datat 6-12 maj. Një javë e mbushur me filma dhe aktivitete. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit këtë vit vazhdon bashkëpunimin me “Idromeno Independent Film Festival” për edicionin e dytë të këtij festivali të ri, por shumë interesant dhe kreativ. AQSHF shprehet se përveç shfaqjes së filmave, këtë vit janë në Shkodër edhe me një ekspozitë nga Fototeka e AQSHF-së me temën e figurës së gruas në kinematografi. Ndërsa “Idromeno Independent Film Festival”  në faqen e tij në rrjete sociale shprehet se drejtoresha e Arkivit të Filmit ka qenë në Shkodër për këtë ekspozitë, që do të hapet në këtë festival në vijim. “Jemi të lumtur të kemi sot në Shkodër drejtoreshën e Arkivit, Marinela Ndrian, për të diskutuar rreth ekspozitës me fotot më pikante që përfaqësojnë figurën e gruas në kinematografi në programin “Idromeno Uncovering”. Fotot janë pjesë e Fototekës së Arkivit ku dhe sapo ka përfunduar procesi i digjitalizimit. Faleminders Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit”, thuhet në faqen e festivalit. Arkivit Qëndror Shtetëror i Filmit është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.