BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Kultura

Ekspozita "E Kaluara e Tashme" me 49 portrete dhe 49 rrëfime të ish të burgosurve politikë që janë ende gjallë

Ekspozita "E Kaluara e Tashme" me 49 portrete dhe 49 rrëfime

Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë vijnë përmes një ekspozite. Ekspozita “E Kaluara e Tashme” u hap në Spaç me 49 portrete dhe 49 rrëfime të ish të burgosurve politikë. Skulpturat në ekspozitë janë të realizuara nga artisti Kristian Zara. Ky është aktiviteti i fundit i projektit Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar, i financuar nga BE-ja përmes EU4Culture dhe i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kuratorë të ekspozitës në Spaç janë Arnen Sula dhe Kristian Zara. Në tekstin e tyre kuratorial ata shprehen se qëllimi i kësaj ngjarje është të shfaqë punën e kryer me 49 ish të burgosur politikë të ish Burgut të Spaçit, të cilët janë ende në jetë, si dhe të krijojë mundësinë e diskutimeve të drejtpërdrejtë midis tyre dhe vizitorëve. “Përgjatë dy muajve, Tek Bunkeri udhëtoi në 8 qytete të Shqipërisë ku u takua me më shumë se 60 ish të burgosur politik nga të cilët arriti të krijoj 49 portrete dhe 49 regjistrime të historive personale të përjetuara në ish burgun politik të Spaçit në Mirditë. Qëllimi i ekspozitës është të treguarit e kësaj pjese të historisë shqiptare me anë të krijimit të një skulpturë monumentale e cila do të qëndrojë përgjithmonë në Spaç. Gjithashtu kjo skulpturë qëndron si një akt kulturor i cili u jep zë të gjithë të përndjekurve politik dhe zhvillimit tonë demokratik ende në integrim të vazhdueshëm shoqëror”, thuhet rreth ekspozitës. Ekspozita dallon në qasjen e saj qasje artistike ndërlidhëse. Të gjithë vizitorët angazhohen në një akt kulturor të heshtjes dhe kujtesës (niveli horizontal), në kombinim me ekspozitën dhe librarinë njerëzore. Aktiviteti u zhvillua rreth tre temave: kujtesës, përjetimit dhe reflektimit. Sipas kuratorëve, ekspozita "E Kaluara e Tashme" është rezultat i një procesi që hulumton katër aspekte të shpërndarjes shoqërore aktuale: Ekzistenca e Trashëgimisë Kulturore, Gjurmët e Të Kaluarës, Komunikimi Ndërbreznor, dhe Arti për të thyer fenomenin e Kulti i Individit. “Kjo qasje synon të angazhojë audiencën në një moment kolektiv reflektimi, duke u përqendruar mbi rëndësinë historike të Spaçit. Ekspozita ka për synim të ndërthurë artin, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e përbashkët, duke e transformuar Spaçin në një hapësirë të përkohshme për meditim”, thuhet nga kuratorët. Gjithashtu sipas tyre, ekspozita është një akt kulturor, i cili shpreh rëndësinë e Spaçit për t’u kthyer në një muze të vazhdueshëm të kujtesës, reflektimit dhe lirisë.