
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” bën bashkë 10 artistë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 4 Mars 2023

Piktura, instalacione, fotografi dhe skulptura janë pjesë e ekspozitës së artit bashkëkohor “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”. Ekspozita në hollin e Muzeut Historik Kombëtar vjen e kuruar nga Ph. D. Oltsen Gripshi dhe bën bashkë dhjetë artistët më në zë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha e artit pamor me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara. Ekspozita e artit bashkëkohor Shqipëri-Austri e titulluar “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, e kuruar nga historiani dhe kritiku i artit Ph.D. Oltsen Gripshi prezanton punimet e artistëve Admir Përvathi, Adriana Marku-Sedaj, Christian Strassegger, Dastid Miluka, Elisabeth Gschiel, Gilbert Kleissner, Helidon Haliti, Michaela Knittelfelder-Lang, Naim Spahiu dhe Peter Wagner. Kuratori Oltsen Gripshi tregon se kjo ekspozitë kërkon të përçojë tek publiku mesazhe të shumëfishta dhe shprehet se asnjëherë më parë marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës nuk është bërë një çështje qendrore (absolute), si në debatet shkencore, ashtu edhe në ato estetiko-artistike në krijimtarinë e artistëve. “Gjithnjë e më shpesh, në përputhje me ndjenjën e përkatësisë së epokës aktuale, të së tashmes, bashkëkohores, artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës. Një ndërthurje nocionesh e botëkuptimesh, njeriut dhe natyrës, që ka magjepsur gjithmonë antropologët, biologët, natyralistët dhe studiuesit e artit të interesuar për të kuptuar këtë lidhje të çuditshme, por thelbësore, e cila shumë shpesh kthehet edhe në konflikt mes tyre!”, shprehet Gripshi, kurator.
Marrëdhënia mes artit dhe natyrës
Kuratori Oltsen Gripshi në vijim të tekstit të tij kuratorial shprehet se aty ku hapet një reflektim mbi qenien njerëzore hyn në lojë gjithmonë arti, si një përmasë nëpërmjet së cilës qenia njerëzore shkëputet nga realiteti, duke lundruar brigjeve të imagjinatës. Kështu individi artist, apo artisti individ vijon Ph. D.Gripshi përpiqet të trajtojë çështjet kyçe të kohës së tij, me mjetet dhe gjuhën që zotëron. “Megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se arti vetëm tani ka filluar të merret me botën natyrore, me thelbin e qenësishëm të vetë ekzistencës së tij, duke e vendosur atë si një objekt artistik. Përkundrazi, mund të thuhet se që nga zanafilla e tij ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë mes artit dhe natyrës”, shprehet ai duke shtuar se është një marrëdhënie, që gradualisht ka marrë formë gjithnjë e më shumë përgjatë historisë së artit. Kuratori i ekspozitës vijon se me themelimin e artit konceptual e për rrjedhojë të land art, vëmendja e artistit u përqendrua tek natyra, duke e ngritur atë në shkallë sipërore. Ph. D. Gripshi thotë se natyra nuk shihet dhe as nuk perceptohet më si plotësuese e realizimit artistik në vetvete, por si subjekt qendror i përmbajtjes së veprave të artit, si rrjedhë e reflektimit mbi qenien njerëzore pjesë e pashmangshme dhe e pandashme me natyrën. “Në këtë botëkuptim fenomenologjia e imazhit është ajo situatë në të cilën një objekt i mirëpërcaktuar siç është fotografia ngjall ndjesi, emocione, humor dhe reagime që shkojnë përtej materies përbërëse të objektit”, shprehet ai. Ekspozita “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” që bën bashkë 10 artistë do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars në muze.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
