BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Kultura

Ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës” hapet në Muzeun e Arsimit

Ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të

Ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës” u hap dje në Muzeun e Arsimit në Korçë. Një ekspozitë, e cila u organizua në kuadër të 136-vjetorit të çeljes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Në sallën e bibliotekës së muzeut të gjithë ata që do të duan ta vizitojnë, do të shohin për herë të parë objekte personale, dëshmi, dokumente, fotografi, letra të shkruara nga personalitetet e rëndësishme të dy shkollave që u hapën në Korçë, Mësonjëtorja e Parë Shqipe dhe Mësonjëtorja e Vashave. Tashmë pjesë e fondit të muzeut këto objekte, fotografi dhe dëshmi ju përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të këtyre shkollave të para kombëtare dhe janë dhuruar nga pasardhësit e tyre. Ndërveprimi midis objekteve origjinale dhe fakteve interesante,  ndërthuren bukur me video - montazhe, ku shfaqen fotografi dhe shumë materiale të tjera. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa dita në muze. Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887, në kushtet e pushtimit otoman dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. Mësonjëtorja e Parë Shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare, publicist dhe pedagog. Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe me vendim të qeverisë shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si Dita Kombëtare e Mësuesve.