“ Tiranë, Korrik 1990 – Arratisje në Ambasadën Gjermane” është një ekspozita digjitale që u hap nga Ambasada Gjermane në vendin tonë. 34 vjet më parë, mijëra shqiptarë mësynë Ambasadën Gjermane në Tiranë për të kërkuar mbrojtje nga regjimi komunist. Rreth 5.000 persona kërkuan strehim në ambasadat e huaja dhe mbi 3.200 persona gjendeshin në ambientet e Ambasadës Gjermane. Ekspozita digjitale paraqet imazhe origjinale nga kjo periudhë dhe mundëson të mësohet më shumë rreth këtyre ngjarjeve historike. Ambasadori Karl Bergner, prezantoi këtë ekspozitë përmes një postimi në faqen online të Ambasadës Gjermane në vendin tonë. “Njerëzit ishin në kërkim të lirisë, mirëqenies, në kërkim të një fillimi të ri. Një pjesë mes tyre ishin të frymëzuar edhe nga pamjet e transmetuara në televizion për refugjatët gjermano-lindorë të vitit 1989”, shkruan ambasadori Bergner. Ambasadori tha se, përmes ekspozitës nderohet kurajoja e të larguarve si dhe përkujtohen viktimat e përndjekjes politike nën sundimin komunist. “Edhe pse ato dhjetë ditë të pushtimit të Ambasadës ishin vetëm një episod i shkurtër, ajo arratisje masive paralajmëroi fillimin e ndryshimit politik në Shqipëri”, vijon më tej ambasadori Bergner. Sipas tij, kjo ekspozite virtuale, e cila tregon pamje origjinale të asaj periudhe, u prezantua për herë të parë në vitin 2020 me rastin e 30 vjetorit. “Për shkak të rëndësisë të ngjarjeve dhe imazheve lëvizëse, ne kemi vendosur ta vendosim sërish këtë ekspozitë online”, thotë më tej ambasadori. Më tej Bergner thotë se Shqipëria është sot pjesë e familjes evropiane dhe një vend me një proces jo gjithnjë të lehtë transformimi pas vetes. Gjermania sipas tij do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen në krah të qytetarëve shqiptarë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë