BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Ekspozita retrospektive e piktorit Guri Madhi hapet në Galerinë e Artit Tiranë, shumica e punëve prezantohen për herë të parë

Ekspozita retrospektive e piktorit Guri Madhi hapet në Galerinë e

Punimet e piktorit Guri Madhi, një personaliteti të rëndësishëm të botës së artit në vendin tonë janë pjesë e ekspozitës në Galerinë e Artit Tiranë. GAT hapi ekspozitën retrospektive të piktorit Guri Madhi, me punime që nisin nga viti 1937 deri në 1988. Mbrëmjen e së martës ekspozita u çel me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm, drejtorit të GAT dr. Abaz Hado, familjarëve të piktorit, etj, ku përshëndeti dhe Gea Madhi e mbesa e piktorit. Për dr. Abaz Hadon nëse sot kemi një Universitet të Arteve, ku vit pas viti përgatiten dhe inkurajohen artistë të rinj për të vazhduar rrugën e tyre në art, kjo falë një personaliteti të rëndësishëm të botës së artit të viteve ’60 në vendin tonë, artistit Guri Madhi. Dr. Hado thotë se Guri Madhi është artisti që pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij i’a dedikoi Shqipërisë, përditshmërisë, luftës, kulturës, trashëgimisë, historisë e gjithë të papriturave që ajo i solli këtij vendi kohë pas kohe. “E tashmë përpara syve të një publiku gjithmonë e më shumë të shpërndarë, një zhvillimi kulturor herë pas here kaotik, një epoke digjitale me komunitete virtuale e distanca të mëdha fizike, vendoset kjo ekspozitë, me vepra të pazbuluara më parë të këtij artisti të jashtëzakonshëm! Publikut do t’i afrohen në këtë rast krijime, pjesa më e madhe e të cilave janë të pa njohura deri tani”, shprehet dr. Hado. Pandi Madhi i biri i piktorit tregon se ekspozita në GAT u hap me rastin e 7 Marsit dhe në 35- vjetor të largimit nga jeta të piktorit. “Një falenderim i veçantë për Bashkinë e Tiranës dhe për GAT, që u angazhuan dhe e mbështetën realizimin e kësaj ekspozite. Në GAT ekspozita përmban punime të periudhave nga viti 1937 deri në 1988. Shumica e tyre prezantohen për herë të parë”, shprehet ai. Ekspozita përmban punime në teknika të ndryshme, në pikturë, grafikë, pastel, karbon dhe në laps.

 Punimet ndër vite

Në periudhën e viteve 1936-1945 Guri Madhi ka realizuar dhjetra portrete (ndoshta dhe më shumë), si nga natyra, ashtu dhe zmadhime të fotografive. Në këtë ekspozitë paraqiten disa nga këto vizatime, që i takojnë atyre viteve, midis të cilave dhe portreti i të fejuarës. Gjithashtu paraqiten dhe 2 ilustrime të tij, të vitit 1936 pjesë e librit të Ilo Mitke Qafëzezit “Dhaskal Gjoka”. Studimet e larta në Shën Peterburg dhe përfundimi i tyre “odlicno” (shkëlqyeshëm) i dhanë piktorit shpresën dhe nxitjen, që të vijonte më tej rrugën e artit dhe pse jo dhe suksesin. Shumica e pikturave në vaj dhe teknika të tjera të realizuara gjatë programit mësimor akademik, ndodhen në fondin muzeal të Akademisë së Shën Peterburgut. Në kompozimet mbi ngjarje historike, janë një sërë vizatimesh dhe skica, që u realizuan më pas (disa nga këto kompozime janë zhdukur përgjatë viteve, veçanërisht në tranzicionin shqiptar), si: “Ali Kelmendi me punëtoret”, “Para pushkatimit”, “Beteja e Mushqetase”, etj. Ndër vite, Guri Madhi realizoi shumë portrete në ngjyra vaji dedikuar familjes, po kështu dhe shumë skica dhe vizatime, disa prej të cilave paraqiten në ekspozitë. Janë shumë vepra në vaj nga piktori dedikuar detit Adriatik dhe Jon, apo liqenit të Ohrit. Në këtë ekspozitë paraqiten gjithashtu disa vizatime, pastele të realizuara drejtpërdrejt në natyrë, etj. Nuk mungojnë dhe disa skica, vizatime, portrete, të realizuara edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, por dhe pas kthimit prej saj. Në vitet 1960-1968 ka disa vepra në pikturë, që reflektojnë drejtimin e tij drejt abstraksionizmit. Dhe disa nga këto vepra u zbuluan pas ndarjes së tij nga jeta. Për arsyen e thjeshtë se ishin fshehur nga autori, aty në studion e tij të punës. Ekspozita personale e qershorit 1987, tregoi ndryshimin tjetër të stilit të tij. Vepra e fundit e tij, e titulluar më pas si “Shqetësimi i piktorit” (maj 1988), shënon rikthimin e tij tek arti abstrakt. Guri Madhi (15 maj 1921 - qershor 1988) në vitin 1976 merr titullin më të lartë artistik “Piktor i Popullit”.