BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Kultura

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve” në MHK, ekspozohet dhe një hartë e trojeve ilire

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim

Ekspozitë fotografike dhe një takim përkujtimor për Selim Islamin ( 1923-2001) u organizuan dje nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Akademia e Shkencave. Studiuesit u bënë bashkë në këto aktivitete kushtuar Selim Islamit, arkeolog dhe personalitet i shquar i shkencave albanologjike. Muzeu Historik Kombëtar këtë vit me rastin e 100- vjetorit të lindjes së prof. Selim Islamit, çeli ekspozitën fotografike me temë: “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve dhe trojeve të tyre”. Në fotoekspozitë ndër të tjerash është ekspozuar një hartë e trojeve ilire, e cila është ideuar dhe hartuar nga prof. Selim Islami. Ndër fotografitë e ndryshme vëmendjen e vizitorit e tërheqin ato foto që Selim Islami ka bërë me grupin e studentëve në Universitetin e Moskës, më 1951, prof. Selim Islami gjatë një ekspedite informative në rrethin e Matit me Andromaqi Gjergjin, me Rrok Zojzin, etj. Një vend të rëndësishëm në ekspozitë zë ekspedita shqiptaro-ruse në Apoloni, 1959. Bien në sy fotografitë e prof. Selim Islamit me përfaqësuesin e arkeologëve rusë Bllavackin. Foto të shumta tregojnë ekspeditat arkeologjike me pjesëmarrjen e prof. Selim Islamit, prof. Hasan Cekës dhe prof. Neritan Cekës prof. Dhimosten Budinës, prof. Skënder Anamalit, prof. Alaksandra Manos, prof. Androkli Kostallarit, prof. Skënder Anamalit, prof. Frano Prendit, etj, në Apoloni, në Zgërdhesh, në Lezhë, në Berat, në stadiumin e Amantias, në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire etj. Ekspozita fotografike mbyllet me një fotografi nga grupi i punës që ka punuar për pavijonin e lashtësisë të Muzeut Historik Kombëtar ku kanë dalë prof. Kosta Lako arkeolog, prof. Selim Islami arkeolog, Stefan Hobdari maketist, Dhimosten Budina arkeolog, Nina Shehu arkitekte, prof. Skënder Anamali arkeolog, Sami Turku piktor, Lazër Papajani restaurator.

 Vlerësime për prof. Selim Islamin

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së prof. Selim Islamit me pjesëmarrjen e akademikëve, profesorëve, të ftuarve dhe të familjarëve Komisioni i Historisë dhe Arkeologjisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan në sallën “Aleks Buda” një takim përkujtimor. Takimin e hapi prof. Neritan Ceka, i cili mbajti kumtesën “Prof. Selim Islami, një jetë për arkeologjinë”. Në vijim kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Skënder Gjinushi i akordoi prof. Selim Islamit medaljen “Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”. Prof. Islami u nderua si bashkëthemelues i arkeologjisë shqiptare, figurë qendrore e brezit të parë të saj dhe i ilirologjisë moderne në këtë disiplinë. Në vijim Akademiku Adem Bunguri mbajti kumtesën: “Kërkimet arkeologjike në tumat e Matit dhe të Pazhokut në formimin e prehistorisë ilire”. Në përfundim të aktivitetit përkujtimor në emër të familjarëve përshëndeti Berbis Islami, mbesa e prof. Selim Islamit. Në nderim të prof. Islamit, si një nga themeluesit e ilirologjisë moderne, Instituti i Arkeologjisë organizon në muajin nëntor, në “Ditët e Albanologjisë”, konferencën ndërkombëtare “Ilirët: vendi dhe roli i tyre në skenën historike. Të dhëna të reja”.

Më të lexuarat