“Elektra” e Teatrit Shëtitës “Çajupi” me regji nga Kiço Londo një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut u shfaq në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz. Shfaqja erdhi për tre mbrëmje me radhë në skenë dhe në role Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci. Edhe në skenën e Tiranës shfaqja me regji nga Kiço Londo u mirëprit nga publiku, ku Teatri Shëtitës ka ndarë dhe video gjatë shfaqjes. Shfaqja ishte në skenë në data 19, 20 dhe 21 shkurt. Përkthimi i Loreta Pleqit në vepër është interesant dhe performues. Një ekip në shfaqje mjaft i përkushtuar dhe i aftë të përballojë testin e rrezikshëm të Sofokliut. Duartrokitjet e gjata të spektatorit në fund të shfaqjeve që janë dhënë deri tani konfirmuan ndjeshmërinë ndaj shfaqjes, e cila kulmon me lojën moderne dhe goditëse të aktorëve. Me shfaqjen “Elektra”, regjisori Londo tha më parë se edhe njëherë u konfirmua fuqia e madhe që ka teatri. “Elektra” është premiera e parë teatrore këtë vit e Teatrit Shëtitës “Çajupi”. Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë gjatë shekullit V-të Para Krishtit. Ai është një nga 3 shkrimtarët grekë të tragjedisë (dy të tjerët janë Eskili dhe Euripidi), veprat e të cilëve kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë