Kryetari i Komisionit qeveritar për dosjen e Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar të gjithë punën që e ka përcjellë këtë proces për disa vite. Ministri Krasniqi ka përgëzuar profesorin Neziri për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesorët Shaban Sinani dhe Vasil Tole, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses. Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disavjeçare kjo dosje është kompletuar. Sa i përket aplikimit, ministri ka pohuar tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë