BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Kultura

Eva Golemi: Asnjë artist nuk e ka rrugën e lehtë në art dhe të jesh në skenën e Operës është një përgjegjësi e madhe

Eva Golemi: Asnjë artist nuk e ka rrugën e lehtë në art dhe

Sopranoja Eva Golemi e nisi aktivitetin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një kryerol për të vijuar prej gati tre dekadash këtë rrugë me kryerole. Në vitin 1996 pa mbaruar akoma Akademinë e Arteve sopranoja u ngjit në skenë me rolin e Dona Anës në operën “Don Giovani”, ku pas këtij roli në vijim përmendim roli i Violetës në operën “Traviata”, roli i Xhildës në “Rigoleto”, roli i Liu në “Turandot”, etj, por nga interpretimet e shkëlqyera është edhe roli i Rosalindës tek opereta “Lakuriqi i natës” apo dhe Mimi te “La Boheme”. Në intervistën për gazetën e “SOT” sopranoja Eva Golemi vjen në një rrëfim për aktivitetin artistik që nisi gati tre dekada më parë, momentet më të bukura dhe ato më të veçantët, por dhe vështirësitë që përballet një artist në jetën artistike. Sopranoja thotë se rruga në art nuk është e lehtë dhe në Opera është një përgjegjësi e madhe. Eva Golemi është sopranoja  e parë e TKOB, ku këto mbrëmje ishte në skenë me rolin e Mimisë te “La Boheme” dhe dhuroi emocione te publiku. Sopranoja thotë se rolet e Puccin-it i ka shumë për zemër, por në aktivitetin e saj që ka 36 role në veprat e ndryshme operistike thotë se dëshiron që të vijë dhe si Lady Macbeth te vepra e Verdit. Eva Golemi ka vijuar aktivitetin e saj me vlerësime të ndryshme ndër vite, ku përmendim çmimi i tretë për interpretimin e muzikës bashkëkohore me konkursin “Nikolla  Zoraqi” Tiranë. Çmimi "Volare" (2004); Çmimi nga Akademia Kult për këngëtaren më të mirë operistik në vitin 2006 për rolin e Liu (Turandot), çmimi nga Akademia Kult si këngëtarja më e mirë operistike e vitit 2016 për rolin e Mimit (La Boheme), çmimi “Albanian Excellence” 2021 dhe “Grand Excellence” dhjetor 2023.

- Opera “La Boheme” që i zhvillon ngjarjet në fundin e shekullit XIX në Paris shkruar nga kompozitori Giacomo Puccini erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në skenë ju këto mbrëmje provuat sërish emocione me rolin e Mimisë në “La Boheme”. Që nga viti 2003 e keni luajtur këtë rol në skenë për publikun, por çfarë ju dhuron në aspektin artistik?

Jemi në vitin 2024 dhe kam 21 vjet që unë e luaj vazhdimisht dhe e këndoj operën “La Boheme” të Puçinit. Por këtë radhë erdhi shumë e pjekur vokalisht, erdhi shumë bukur në një sinkronë të jashtëzakonshëm edhe me personazhin, por dhe me personazhet e tjerë. Mendoj se realizova një Mimi në skenë nga ata që e panë vërtetë shumë e mirë. Nuk është e lehtë, por në baketën e mjeshtrit Jacopo Sipari Di Pescasseroli ka qenë e mrekullueshme. Ai ka një energji të jashtëzakonshme dhe është një dirigjent i mrekullueshëm. Ne merremi vesh shumë mirë me njëri- tjetrin, sepse është një dirigjent pasionant dhe kjo ka rëndësi shumë për këngëtarin. Kjo opera erdhi dhe nën drejtimin e Ada Gurrës një regjisore e re, por që po bën goxha vepra të mira.

Eva Golemi: Asnjë artist nuk e ka rrugën e lehtë në art dhe

-Ju jeni sopranoja e parë në TKOB, por siç jeni shprehur dhe vetë ka qenë një punë e madhe për të sjellë kryerolet në skenë. Çfarë mund të na thoni më shumë?

Roli i parë në skenë pa mbaruar Akademinë e Arteve ka qenë ai i Dona Annës dhe kam qenë 21 vjeçe, por më pas kam filluar punë në Teatrin Kombëtar  të Operës dhe Baletit. Por ishte një përgjegjësi shumë e madhe të ngjitesha në atë skenë. Unë kam bërë dhe dy vite specializim jashtë shtetit në Bolonja, gjë që më dha hov shumë të madh. Por përveç vokalit që kam pasur premtues, ka qenë dhe puna e madhe që kam bërë me veten. Mund të kesh një vokal shumë të mirë dhe premtues, por nëse nuk punon nuk arrin asgjë. Unë kam qenë shumë këmbëngulëse dhe mund të them çdo gjë e kam arritur falë punës. E kam nisur aktivitetin me kryerol si Dona Anna dhe nuk kam ndalur që nga ajo kohë me role kryesore. Janë 36 role të para në veprat operistike deri më sot në aktivitetin tim.

-Po bëhen gati tre dekada në skenën e TKOB. Por te kjo rrugë e gjatë me kryerole në skenë çfarë shikon Eva Golemi te vetja e saj, si ka qenë kjo rrugë për ty si soprano?

Kur hedh vështrimin pas, mendoj se mund të kishte gjëra që mund t’i kisha bërë dhe më mirë, por jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. Asnjëherë njeriu nuk kënaqet me veten, por përveç karrierës gjëja më e rëndësishme për mua është familja. Jam krenare që jam nënë e dy fëmijëve, një vajze supervioliniste dhe një djali që po shkon drejt rrugës së artit, si dhe kam një bashkëshort të mrekullueshëm. Më vjen shumë mirë që kanë shkuar paralel të dyja edhe karriera edhe familja që është shumë e rëndësishme për mua. Vajza ime Laura është koncertmaestre dhe soliste në Orkestrën e RTSH-së. Në shtëpinë tonë diskutohet shumë për artin, si u bë roli, si kalove në shfaqje, koncert. Unë po flas për veten, ku vërejtjet më të mëdha m’i jep bashkëshorti, por tani ka nisur dhe Laura që thotë mami këtu ishe mirë apo këtu duhej më mirë. Tani marr opinione si nga bashkëshorti im dhe nga vajza, që për mua është një gjë shumë pozitive. Rolet i kam marrë me ndërgjegje të plotë dhe i kam çuar deri në fund në mënyrën më korrekte dhe më të mirën që mund ti merrje atij roli, por asnjë artist nuk e ka rrugën e lehtë. Ka pasur momente që kam thënë dhe pse i jam futur këtij profesioni. Por duke parë tani rezultatin them që Eva ke bërë shumë mirë. Bëre atë që deshe dhe bëre atë profesion që ti e doje me gjithë shpirt. Unë nuk jetoj dot pa publikun. Publiku është i shenjtë për mua dhe që të jem në skenë është gjëja më e bukur.

Eva Golemi: Asnjë artist nuk e ka rrugën e lehtë në art dhe

-Ju përmendët aktivitetin tuaj artistik si soprano në veprat e huaja, por janë dhe role të tjera në veprat shqiptare...

Kam lozur te vepra e Rauf  Dhomit, kam qenë te vepra “Dhoma” e Ermir Dergjinit, vepra “Skënderbeu” e Vasil Toles, etj. Kam kënduar në shumë pjesë shqiptare dhe ne duhet ta kultivojmë, sepse është muzika jonë. E kam shumë për zemër muzikën shqiptare.

-Si do të vijojë aktiviteti artistik në vijim me Operën?

Unë jam e kënaqur që 2024 është “Viti i Puçinit”. Puccini është nga kompozitorët që unë kam kënduar më shumë edhe është kompozitori që mua më përshtatet shumë, po ashtu dhe Verdi. Pas “La Boheme” do kemi “Madama Butterfly” më pas “Tosca”, kështu që janë akoma dy kryerole në vijim që unë dua ti realizoj. Pavarësisht se i kam realizuar më parë, por sa vjen edhe piqesh vokalisht. Sa i takon një roli që dua, është Lady Macbeth  te vepra e Verdit “Macbeth”. Është fantastike si vepër. Ka plot gjëra që do të vihen në skenë dhe e rëndësishme është që të lësh shije të mirë te publiku dhe mos kesh rënie.

-Jo vetëm në skena si artiste, por kontributi juaj ka qenë dhe pranë të rinjve në Universitetin e Arteve ku jepni mësim. Si është kjo pjesë për ju?

Këtë vit nuk po jap mësim, pasi kam qenë shumë e zënë dhe nuk kam dashur të shkëputem nga skena, sepse kam pasur angazhime, por prej më shumë se dhjetë vitesh kam dhënë mësim te Universiteti i Arteve. Rruga e artit është e vështirë, por këshilla ime për të rinjtë është që kush ka talent duhet të punojë sa më shumë. Puna të nxjerr në dritë. Nuk duhet të jetë brezi i sotshëm i dembelosur, por duhet të punojë sa më shumë. Nëse e ke pasion dhe e do këtë profesion atëherë do të bësh ç’është e mundur që të ecësh përpara. Nëse ke pasion dhe dëshirën e madhe arrin aty ku duhesh.

-Në skenë ju jeni me kryerole në veprat operistike. Por aktiviteti artistik kërkon shumë punë. Si është një ditë për sopranon Eva Golemi?

 Unë zgjohem herët në mëngjes dhe dërgoj djalin tim në shkollë. Kthehem në shtëpi, mëngjesi, punët e mëngjesit dhe pastaj e vazhdoj punën në TKOB, vokalica dhe me pianisten përkatëse për të përgatitur rolin. Por puna më pas vijon dhe në shtëpi, ku studimi është dhe dy orë të tjera me libretin, me partiturën, etj. Unë bëj një jetë normale dhe ndjek fëmijët e mi nëpër shkolla. Faleminderit Zotit që më ka dhënë një shëndet të mirë dhe të fortë. Por punoj shumë me zërin dhe me veten.

-Çarë është Opera për Eva Golemin?

Shtëpia ime e dytë si institucion dhe nuk do të kisha bërë kurrë pa të.

Intervistoi: Julia Vrapi