“Fausti” është një tjetër shfaqje në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”, që ka nisur edicionin e dytë në Tiranë. Me autor dhe regji nga Fadil Hysaj, një shfaqje nga Teatri i Qytetit Gjilan, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren. Fausti, personazhi kryesor i një legjende klasike gjermane e heroi i folklorit dhe letërsisë perëndimore është protagonisti i shfaqjes. Pasi Fausti kupton se ka shpenzuar jetën në kërkim të dijeve më të larta është i gatshëm që t’i shesë shpirtin Mefistos në këmbim të edhe 30 viteve jete të cilat do dëshironte t’i përdorte për të përjetuar dashurinë e munguar dhe mundësinë për të lëvizur në kohë dhe hapësira të tjera për të ngopur kureshtjen e tij të pafundme …Por në jetën që fiton në këmbim, Fausti bëhet pjesë e një bote të shfrenuar e mizore, në të cilën shpirti shitet dhe këmbehet për synime shumë më të ulëta se ato të Faustit. Regjisor Fadil Hysaj dhe në role janë Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Ali Demi Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina. Skenograf Mentor Berisha, kostumografe Youliana Vojkova, kompozitor Memli Kelmendi, koreograf Robert Nuha, as. regjisor Ekrem Sopi. Vepra teatrore u shfaq mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë. Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” mbahet në datat 20-27 nëntor në Tiranë. Ky ballafaqim veprash, ku dominojnë ato të gjuhës shqipe, edhe si mënyrë për ta promovuar sa më shumë, ka nisur vitin e kaluar me iniciativën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë