
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Festivali “FemFest” me aktivitete të ndryshme ku trajtohen problematikat sot, përmes artit jepen mesazhe për gratë dhe vajzat

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 3 Mars 2023

Festivali “FemFest” nis të shtunën edicionin e dytë në Tiranë. Shfaqje të ndryshme teatrore janë pjesë e këtij festivali, ku nuk mungojnë dhe veprimtari të tjera. Pjesë e festivalit do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, etj, ku në qendër të tij do të jenë problematikat sot. Me drejtore ekzekutive Iliriana Basha edhe këtë vit “FemFest” do të përcjellë mesazhe me rëndësi për shoqërinë tonë. Ajo tregon se përmes artit mesazhet vijnë më fuqishëm te publiku, ku do të trajtohen problematikat sot. “Gratë artiste, aktiviste të shoqërisë civile mblidhen për t’u bërë bashkë dhe përmes artit të japim mesazhe. Ne e dimë që përmes artit vijnë më shumë, vijnë më fuqishëm te publiku. Sigurisht trajtojmë çdo problematikë që na shqetëson neve si gra, aq më tepër me rastin e vrasjeve të tre grave. Ne e kuptojmë çdo ditë dhe më shumë se në çfarë shoqërie po jetojmë. Ne të gjitha çështjet që na shqetësojnë mundohemi t’i përcjellim përmes aktiviteteve në kuadër të “FemFest” në Tiranë. “FemFest” vjen me mesazhe për gratë, vajzat dhe barazinë gjinore”, shprehet Iliriana Basha drejtore ekzekutive e festivalit që nis të shtunën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” edicionin e tij të dytë. Festivali starton më datë 4 për të vijuar deri në datën 8 mars. Si organizatore dhe drejtore ekzekutive Iliriana Basha ka arritur të zhvillojë në Tiranë një festival, i cili ashtu si dhe një vit më parë do të përcjellë shumë për publikun, përmes shfaqjeve mbresëlënëse, debateve, protestës, muzikës, etj. Për drejtoren Iliriana Basha me rëndësi është që ky festival të vijojë të zgjerohet me pjesëmarrjen. “Këtë vit pjesë e tij janë dhe trupa nga Kosova”, thotë ajo. Në programin e festivalit, drejtoresha Basha thotë se për herë të parë do të zhvillohet dhe “Fem Talk”. “Gjashtë gra vijnë dhe sjellin historitë e tyre me sfida, sakrifica, por që ia kanë dalë gjithmonë duke dhënë një mesazh fuqizimi për gratë dhe vajzat e tjera”, shprehet ajo.
Programi i edicionit të dytë
Festivali “FemFest” hapet më 4 mars me shfaqjen teatrore "Monologjet e vaginës" me regji Altin Basha. Te Teatri Kombëtar “ArTurbina” do të interpretojnë Olta Daku, Eriona Kakeli dhe Nigda Dako. Më 5 mars paradite panel diskutimi organizuar nga Rrjeti i Fuqizimit te Grave (AWEN) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (KWN)- Destil Creative Hub, Tiranë. Në mbrëmje ora 19:00 vjen shfaqja teatrore “Stiffler” regjia Kushtrim Koliqi te Teatri Kombëtar Eksperimental, “ArTurbina”. Më pas në orën 20:00 shfaqja teatrore "Tërësisht të huaj" me regji Erion Isai, Teatri Kombëtar. Në datën 6 mars ora 11:30 zhvillohet panel diskutimi: Seksizmi në politikë, tek Destil Creative Hub. Nata e tretë e festivalit ia lë radhën një tjetër shfaqje. Në orën19:00 do të shfaqet "Seks, faleminderit, sa për ta provuar" regji Merita Smaja- Teatri Kombëtar. Po në orën 20:00 vjen shfaqja teatrore "Çifti" me regji nga Altin Basha, që do të jetë te Teatri Kombëtar, “ArTurbina”. Më datë 7 mars paradite promovimi i lirit “Dramaturget e reja” te Teatri Kombëtar, pasdite ora 17:00 ekspozita “Artistet që na mungojnë”. Në ora 19:00 shfaqja “Certifikata e martesës” me regji nga Driada Dervishi tek Teatri Kombëtar. Në ditën e fundit, që është më 8 mars-Dita e Grave në ora 10:00- inaugurimi i instalacionit "Këpucët e Kuqe", protestë dhe performancë në sheshin kryesor. Ora 11:00 performancë grupi “Haveit”, në orën 19:00 ndarja e bursave dhe shfaqja teatrore "Gratë" regjia Nastazja Domaradzka tek Teatri Kombëtar, “ArTurbina”.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
