Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, organizon për të 50 vit, Festivalin e Këngës për Fëmijë. Ky festival do të ketë rreth 17 këngë por surprizat dhe të papriturat e këtij spektakli, që do të zhvillohet më 1- 2 qershor, në sallën e TOB, ora 19 00, pritet të marrë sërish vëmendjen maksimale të fëmijëve të talentuar të kryeqytetit, të cilët si gjithmonë do të shpalosin në këtë festival. Gjinia e këngëve do të jetë e larmishme, por dhe e përcaktuar në grupmosha të ndryshme, si për fëmijë të moshës së vogël por edhe ato me të rritur. Kori i fëmijëve i përbërë nga 120 fëmijë, do të jetë ai që do t`i japë vlerat maksimale të gjithë konkurrentëve duke plotësuar refrenet e këngëve të tyre, por edhe duke qenë pjesë integrale e të gjithë numrave artistike, që do të realizohen në dy netët e festivalit. E veçanta e këtij viti është se i janë shtuar radhës së kompozitorëve të përvitshëm, edhe emra të afirmuar të kompozitorëve shqiptar, si Alfred Kaçinari, Gazmend Mullahi, Edmond Zhulali, Diana Ziu, Petrit Tërkuçi, Agim Rrëza, Xhavit Ujkani, Endri Sina, Kristi Popa, etj, mes tyre janë dhe poetët Jorgo Papingji, Mimoza Tola, Arben Duka etj. Dëshira për të kontribuar në këtë festival që ka mbështetjen e MTKRS, nuk i ka lënë indiferent mjeshtrat e teksteve, këngëve, orkestrimeve, kompozimeve. Festivali vjen në drejtimin e kompozitorit Flamur Shehu (Mjeshtër i Madh), Bashkim Zahaj (skenograf), Jorgo Papingji dhe Plator Perja (skenarist), Xhavit Ujkani udhëheqës artistik, Fatjon Sulstarova (koreograf), Klaudia Hila (regjisore) dhe Ornela Bregu (prezantuese). Festivali i 50-të i Këngës për Fëmijë do jetë një përmbledhje e 50 viteve të marra së bashku, do të jetë i veshur me elemente tradicional, këngë dhe numra koreografik, dedikuar në mënyrë specifike 50- vjetorit të tij i konceptuar që në skenografi, në kostume, banera dhe fletëpalosje. Krijuesit dhe fëmijët mirëpresin publikun për të festuar së bashku më 1 dhe 2 qershor, ora 19.00 në Sallën e TOB në festën e muzikës për fëmijë.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë