BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Kultura

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” në Tiranë, 38 filma janë në garë për çmimet në edicionin e dhjetë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” në

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” do të zhvillojë këtë tetor edicionin e tij të dhjetë në Tiranë. Një festival që bëhet këtë muaj pjesë e jetës artistike në kryeqytet dhe sjell prodhime të ndryshme kinematografike të huaja dhe shqiptare. Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, “Dea” vjen këtë vit për herë të pestë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” në këtë edicion të dhjetë është pozicionuar pranë Universitetit të Arteve, për t’i dhënë mundësi të gjithë atyre që e duan kinemanë, të ndjekin çdo ditë të festivalit. Sipas njoftimit mbi edicionin e dhjetë të festivalit, aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit si në edicionet paraardhëse gjeografi ndërkontinentale. “Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars 2023”, thuhet për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”, që këtë vit do të zhvillohet nga data 8 deri më 12 tetor. Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 38 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 18 në seksionin e filmit të shkurtër, 6 në seksionin e filmit studentor dhe 7 në seksionin e filmit dokumentar.

Shfaqja e filmave

“Dea” mbetet edhe këtë vit open air. Programi i mbrëmjes së konkurrimit kryesor të festivalit, filmit me metrazh të gjatë ofrohet në kinema “Dea open air 1”- në amfiteatrin e Universitetit të Arteve. Në amfiteatrin e UA do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes si edhe mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve të edicionit X të “Dea Open Air International Filmfestival Tiranë- 2022”. Programi i pasdites i konkurrimit kryesor të festivalit, filmit me metrazh të gjatë si edhe programet e filmit dokumentar, filmit të shkurtër dhe filmit dokumentar do të ofrohen në kinema “Dea open air 2”-salla Black Box e Universitetit të Arteve. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të festivalit, të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e festivalit.  Edicioni i dhjetë i “Dea Open Air International Film Festival” zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Universitetit të Arteve, të cilët sipas organizatorëve krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota. Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët, etj, të cilët tradicionalisht i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.  

Më të lexuarat