BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

Festivali “Pasqyrat e Narcizit”, dy mbrëmje kushtuar poezisë në Torrën Veneciane në qytetin e Durrësit

Festivali “Pasqyrat e Narcizit”, dy mbrëmje kushtuar

Interpretime nga krijimtaria poetike, por edhe diskutime mbi çështje të poezisë dhe artit të letërsisë në festivalin “Pasqyra e Narcizit”. Festivali i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u zhvillua në mjediset e Torrës Veneciane në Durrës. Dy net të poezisë, që bënë së bashku poetët e rinj të qytetit të Durrësit, por edhe të qyteteve të tjera. Ky festival i konceptuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit sipas drejtoreshës Alda Bardhyli erdhi dhe si një mënyrë për të afruar sa më shumë brezin e ri me leximin dhe poezinë në veçanti. “Qëllimi i këtij festivali është të afrojë më pranë lexuesit poetin dhe poezinë, të nxitë leximin dhe shkrimin e poezisë si një nga format më elokuente të artit të shkruar, njëkohësisht të kthejë vëmendjen e të rinjve kah historia dhe kultura shqiptare”, u shpreh drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. Festivali nisi më 22 maj në Torrën Veneciane në Durrës. Nata e parë kushtuar poezisë bëri bashkë poetët e prozatorët Alban Tufa, Tobias Xhaxhiu, Bujar Hoxha dhe Pol Milo, duke ofruar interpretime nga krijimtaria e tyre poetike, por edhe diskutime mbi çështje të poezisë dhe artit të letërsisë. Tematika e natës së parë kushtuar poezisë ishte “Erosi dhe poezia”. Si e gjen rrugën Erosi kah poezia? A është poezia areali që i tjetërson fytyrën dashurisë? Si janë raportet mes Erosit dhe poezisë? Si ka ndryshuar materiali poetik prej zanafillës poetike deri në ditët e sotme? Cilat janë temat që poetët e rinj kanë interes për të elaboruar në vargjet e tyre? Këto ishin disa nga pyetjet që poetët e rinj ndanë me të pranishmit.

Festivali në natën e dytë

Festivali i poezisë për të rinj “Pasqyrat e Narcizit” vijoi dhe në natën e dytë me të tjerë poetë të rinj në hapësirat e Torrës Veneciane në Durrës. Si shfaqet figura e femrës në poezi? Çfarë atributesh të reja kanë vendosur poetët t’i veshin asaj? Si është femra shqiptare në vargje dhe rreshta prozaik? A ka një ngjashmëri mes femrës në letërsi dhe asaj në përditshmëri? Cila është e bukura femërore në ditët e sotme në vargjet poetike?  Pyetje e çështje të tilla që lidhen me poezinë shqipe u diskutuan nga panelistët  Olimbi Velaj, Nurie Emrullai, Majlinda Rama, Liza Brozi dhe Ersid Karaj. Festivali i poezisë “Pasqyrat e Narcizit” vjen në vijim dhe të tjera aktiviteteve që ka zhvilluar më parë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me në fokus krijimtarinë dhe autorët tanë. Një vit më parë QKLL zhvilloi një tjetër festival në Durrës, ku autorë, studiues dhe më gjerë u mblodhën për letërsinë në festivalin “Varg”. Një festival, që nisi në sezonin veror në Torrën Veneciane në Durrës, ku nata e parë e festivalit bashkoi simbolikisht Shqipërinë dhe Kosovën në një skenë letrare. Misioni i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin dhe nxitjen e krijimtarisë.