Qendra Kinematografike e Kosovës në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare shfaqi filmin “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, me regji nga Fatmir Koçi, në kinemanë “Agimi” në Tiranë. Në rolet në filmin “Rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo” janë Aleks Seitaj dhe Donald Shehu, por në role përmendim dhe aktorët e njohur si Kastriot Çaushi, Petrit Malaj, Sokol Angjeli apo dhe Kristaq Pilo, për të vijuar dhe me të tjerë emra tjerë. Skenari i filmit është bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” shkruar nga Dritëro Agolli rrëfen historinë e ngritjes në karrierë të një burokrati komunist në periudhën e diktaturës në Shqipëri. Te personazhi i Zylo Kamberit ndërthuret komedia, grotesku, zhgënjimi, normaliteti, etj. I botuar në vitin 1973, romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet një nga librat më të lexuar edhe sot e kësaj dite. Shkrimtari Dritëro Agolli sipas shkrimeve të kritikës, në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ka trajtuar me një stil satirik, temën të cilën e njohim të gjithë ne, përmes absurditetet e burokracisë dhe rregullave të vështira të socializmit. Tema dhe gjuha e romanit është bërë në atë formë, sa kurrë nuk do ta humbasë orgjinalitetin e saj, por do të jetë gjithmonë universale. Ky film është bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “KINO OKO”, Maqedonia e Veriut. Filmi është bashkëprodhim në mes Shqipërisë dhe Kosovës me producent Dritan Huqin, dhe bashkëproducent Besnik Krapin. Si regjisor Fatmir Koçi është vlerësuar me çmime të ndryshme për filmat e tij.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë