Filmi “Yjet e së ardhmes” u shfaq në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog. “Yjet e së ardhmes” është një komedi muzikore romantike, e cila i dedikohet moshës së tretë dhe rrjedhës që fati rezervon për këtë moshë. Filmi me regji nga Edmond Topi ka në përbërje një kastë artistësh të njohur si Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea dhe të tjerë artistë me emër. Skenari i Uli Bree, përshtatur për publikun dhe komunitetin tonë nga vetë regjisori Edmodn Topi, vë në fokus moshën e tretë dhe marrëdhëniet e shoqërisë me të, konkretizuar figurativisht dhe në mënyrë përfaqësuese në marrëdhëniet e komunitetit me brezin e tretë të atyre artistëve, që si pasojë e tranzicionit dhe mungesës së kujdesit të shoqërisë për ta, pothuajse janë harruar. Regjisori Edmond Topi falenderoi të pranishmit në Qendrën për Hapje dhe Dialog -COD dhe solli për ta momente që ky film trajton, ku një grup të moshuarish që qëndrojnë së bashku në një shtëpi kujdesi, vijojnë të mendojnë akoma për ëndrrat e tyre që kanë mbetur në sirtar për shkak të mungesës së mundësive. Por Robi, një artist i “pashpërthyer” akoma, që prej vitesh bën muzikë por ende nuk është bërë i njohur, mendon se i ka ardhur mundësia, ku së bashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri”, arrin të fitojë konkursin kombëtar “Yjet e së ardhmes”. Por asgjë nuk shkon sipas planit. Mbrëmja në COD u shoqërua më pas nga një bisedë mbi filmin mes të pranishmëve. “Yjet e së ardhmes” është shfaqur më parë edhe nëpër kinematë në Tiranë për publikun, por ka marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme filmi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë