Parku kombëtar arkeologjik i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore sërish ka reaguar për dëmtimet që ndodhin në park. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale FMTK ndërsa ka ndarë foto dhe i është drejtuar ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tregon dhe abuzimet që po kryhen në park. “I nderuar zoti ministër i Kulturës Blendi Gonxhja. Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit sot në datën 29.06.2024. Makina e kompanisë së sallameve, të cilës kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës. Mund ta shikoni i nderuar z. ministër se si kjo makinë e kompanisë së sallameve qëndron e parkuar mbi një kishë mesjetare e gërmuar nga profesoresha e Sorbonës, Etleva Nallbani. Makina që furnizon kafenë e Kumbaros e bën përditë këtë ritual në sytë e të gjithëve vizitorëve dhe administratës shtetërore. Në fakt parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike që Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe të tjerë të ngjashëm i bëni pasurive të trashëgimisë kulturore shqiptare”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. FMTK ndërsa shpreh kritika për ish ministren Mirela Kumbaro thotë se personalitete të ndryshme kanë respektuar trashëgiminë kulturore në Butrint, por kafeja atje po përdhos Akropolin. “Që në krye të herës kur ministrja e Kulturës Kumbaro vendosi t’i jepte miqve të saj godinën historike të rojtarit të Butrintit për ta shndërruar në kafene, ishte e qartë se nuk kishte asnjë dhembshuri apo krenari për të ruajtur këtë trashëgimi. Kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit jo vetëm ka privilegjin të shesë ujë dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin që çdo ditë të parkojë makinën e saj mbi rrënojat antike në Akropol. Ndërkohë që njerëz fisnikë si presidenti Mejdani i zbriti makinës në hyrje dhe u fut me këmbë në Butrint, apo kryetarë shtetesh dhe personalitete të ndryshme e kanë respektuar shenjtërinë e kësaj kryevepre të trashëgimisë sonë, Kumbaro dhe kafeneja e saj përdhos përditë Akropolin e Butrintit”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s
U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?
Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”. Ata janë përfolur...
Lexo më shumë